Harduer

Zbulohen disa nga karakteristikat e Samsung Galaxy S6

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen disa nga karakteristikat e Samsung Galaxy S6

microsoft-sues-samsung-over-patent-disputesKompania e famshme Samsung, zakonisht i prezanton pajisjet e saj të ardhshme gjatë fillimit të vitit, por këtë herë lajmet dhe thashethemet për Galaxy S6 kanë filluar të pushtojnë faqet online. Sipas SamMobile, gjiganti i teknologjisë koreane është duke punuar për Galaxy S6 nën projektin e koduar të quajtur “Project Zero” i cili ka si qëllim të sjellë smartfonin Galaxy më të mirë të të gjitha kohërave.

Edhe pse madhësia e ekranit nuk është përmendur në fjalët që qarkullojnë, thuhet se ky smartfon do të ketë një ekran Quad HD ashtu si Note 4. Një ngjashmëri tjetër mes këtyre dy pajisjeve do të jetë sensori i kamerës IMX240 i cili mund të shoqërohet nga një lente 16MP ose 20MP, ndërkohë që kamera e përparme pritet të jetë 5MP. Përsa i përket hapësirës së magazinimit, S6 do të vijë në versionin 32GB, 64GB dhe 128GB. Raporti nuk përmendi sasinë e RAM-it që do të ketë. Pritet që pajisja të punojë me procesorin Exynos 7420 octa-core ose me Qualcomm Snapdragon 810.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Galaxy S6 parashikohet të jetë më eficent kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e baterisë dhe gjithashtu më i shpejtë. Duke qenë se është akoma në fazat fillestare të ndërtimit, akoma nuk është zbuluar ndonjë foto e tij. Mendohet se Galaxy S6 do të lançohet në fundin e muajit shkurt ose në fillimin e muajit mars të vitit që vjen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>