Harduer

Zbulohen disa nga karakteristikat e smartfonit të shumëpritur Android OnePlus 2

Nov 23 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen disa nga karakteristikat e smartfonit të shumëpritur Android OnePlus 2

oneplus-one-android-phone-12OnePlus, startup-i i teknologjisë kineze që ndërtoi smartfonin ‘OnePlus One’, është aktualisht duke bërë plane për të sjellë një smartfon të ri të kësaj linje vitin që vjen. Drejtori global i kompanisë, Carl Pei e konfirmoi këtë gjë, madje zbuloi disa nga karakteristikat e telefonit të ardhshëm që pritet që quhet ‘OnePlus 2’.

OnePlus 2 do të jetë i ndërtuar në stilin StyleSwap që përdor material të veçantë. Kompania ka si qëllim të ndërtojë sa më shumë smartfonë të këtij stili pavarësisht se herën e parë të lançimit disa nga OnePlus One hasën disa probleme për shkak të kësaj gjëje. OnePlus 2 do të jetë shumë më i lirë se smartfonët e tjerë Android, Ka informacione se ky smartfon do të kushtojë më pak se 500$ pavarësisht se do të vijë me përditësime të hardwerit. Dhe kur vjen puna tëk hardweri pritet që të te ketë disa surpriza në dyqane.

OnePlus lançoi smartfonin e saj të parë në muajin prill, i cili rezultoi të ishte një nga telefonët më të mirë të 2014 cilësuar kështu si nga ekspertët ashtu si dhe nga konsumatorët. OnePlus One është tepër i lirë por shumë i vështirë për tu gjetur. Ai ka një çmim prej 350$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>