Harduer

Zbulohen disa nga veçoritë e Blackberry Passport (Video)

Jul 21 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen disa nga veçoritë e Blackberry Passport (Video)

Here-are-more-pictures-and-video-of-the-intriguing-BlackBerry-PassportSmartfoni Blackberry Passport është një nga telefonët më të pazakontë që mund të njihni. Me një ekran në formë katrore me rezolucion 1440 x 1440 pixels, Blackberry Passport është mundësia e fundit që ka kompania për të shpëtuar veten nga telashet e fundit.

Smartfoni tashmë është zbuluar më parë nga vetë shefi ekzekutiv i Blackberry-t, por përveç disa pamjeve të shkurtra filmike dhe specifikat të pakta të zbuluara, nuk u publikan edhe shumë detaje rreth tij atëherë. Tani, gjithsesi një video e rrjedhur në internet tregon Blackberry Passport në aksion duke demonstruar ndërfaqen e tij dhe disa nga veçoritë e tij fantastike.

Një veçori impresionuese është tastiera me tre rreshta QWERTY me aftësi prekjeje që sillet sikur të ishte një trackpad. Nga fundi i videos mund të vëreni këtë karakteristikë të tastierës. Blackberry Passport do të lançohet nga muaji shtator dhe çmimi akoma nuk janë zyrtarizuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>