Lajmet

Zbulohen foto të reja të brezit të ri të iPhone

May 30 2012
0 Shpërndarje
Zbulohen foto të reja të brezit të ri të iPhone

Kohëve të fundit në Internet po qarkullojnë disa foto që pretendojnë se tregojnë kornizën e pasme të iPhone të ri. Nëse këto foto konfirmohen si të të vërteta, atëherë më të vëtetë iPhone i ri do të ketë një dizajn retro prej alumini. 

9toMac ka postuar një foto të pjesës së pasme të një iPhone, foto të cilën thonë se e kanë marrë nga një dyqan riparimi i quajtur iFixyouri. Fotoja më të vërtetë konfirmon atë çfarë deklaronin thashethemet, për një vend karikimi më të vogël në pjesën e poshtme të telefonit, dhe një kornizë më të madhe dhe më të hollë se iPhone 4S. Bokset thuhet se janë të një cilësie më të mirë, si dhe do të kenë më shumë fuqi zërimi. Siç edhe mund të shihet në foto, vendi i kufjeve ndodhet në fund të iPhone, dhe jo sipër si në modelet paraprake, ndërsa pjesët anësore janë të ndërtuara prej alumini. 

iFixyouri u tha publikuesve se modeli i ri do të jetë i disponueshëm edhe në dy ngjyra tjera përveç ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Kjo duket paksa e ekzagjeruar, por me drejtorin e ri të Apple, çdo gjë është e mundur. 

Endagadget na ka ofruar disa foto tjera të një iPhone të bardhë nga uBreakiFix, e cila duket njësoj me atë të zezën. Këto foto janë të një cilësie më të  mirë se ato të parat, në të cilën tregohet se pjesa e pasme me të vërtetë përbëhet nga dy tone ngjyrash të ndryshme. Gjithsesi, pas një vëzhgimi më të detajuar, pajisja duket se ka një shtresë mbrojtëse prej plastike, e cila mbulon të gjithë pjesën e pasme, gjë e cila nuk duket në fotot e 9to5Mac. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>