Lajmet

Zbulohen fotot e para të iOS 8

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen fotot e para të iOS 8

bgr-iphone-5s-0Gjatë kësaj jave është folur shumë rreth sistemit iOS 8. Sipas disa raportimeve rezulton se do të përmirësohet shërbimi iCloud, aplikacioni Preview dhe Text Edit. Gjithashtu është përhapur lajmi se ndaj aplikacionit Maps të Apple dhe shërbimit iTunes Radio do të aplikohet një numër i madh ndryshimesh.

Tashmë, për herë të parë janë zbuluar edhe disa foto që sigurojnë akoma më tepër informacion rreth këtij sistemi. Këto foto janë publikuar fillimisht në blogun kinez Webio nga një përdorues i quajtur “360浏览器超速版” dhe më pas janë raportuar nga 9to5Mac, gjë që na bën të besojmë se informacioni është i sigurt. 9to5Mac është një prej zbuluesve kryesorë të planeve të ardhshme të Apple dhe ka qenë burimi kryesor i gjithë lajmeve më të fundit mbi iOS 8. Sipas disa burimeve të faqes, këto foto rezultojnë të jenë origjinale.

Tek fotot e mëposhtme të iOS 8 mund të vini re ikonat e reja të aplikacioneve të ardhshme të Apple si: Healthbook, Preview, TextEdit dhe Tips. (PCWorld Albanian)

ios-8-leakios8-screen

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>