Harduer

Zbulohen imazhe dhe detajet e Samsung Galaxy A5 2017

Dec 27 2016
0 Shpërndarje
Zbulohen imazhe dhe detajet e Samsung Galaxy A5 2017

samsung-galaxy-a5-2016-renders-840x388Pritet që pas pak ditësh Samsung të prezantojë linjën e 2017-tës për modelet Galaxy A. Kemi dëgjuar një sërë spekulimesh për telefonët e ardhshëm të cilët mund të vinë me certifikimin IP68 që do të thotë se janë rezistent ndaj ujit.

Tashmë kemi disa imazhe paraprake të Galaxy A5 së bashku me informacionet e harduerit. Bazuar në këtë imazhe menjëherë bie në sy disponueshmëria e dy opsioneve të reja të ngjyrave: Blu dhe Pink.

Sa i përket specifikave, Galaxy A5 do të ketë ekran 5.2 inç Full HD fuqizuar nga Exynos 7880 dhe 3GB RAM. Në kapakët e pasëm do të gjeni një kamër 16 megapiksel. Memorja prej 32GB do të jetë një standart i këtij telefoni citon raporti.

Bateria prej 3,000 mAh pritet të rrisë ndjeshëm orët e punës. Kostoja e telefonit pritet të arrijë 390 dollar.

Samsung nuk ka dhënë një datë konkrete se kur telefoni del në shitje por duke gjykuar nga debutimi i paraardhësi në Dhjetor të 2015-tës, CES ngelet një mundësi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>