Harduer

Zbulohen imazhe të smartfonit HTC One Mini 2

May 5 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen imazhe të smartfonit HTC One Mini 2

gsmarena_001Duke pasur parasysh se si publikimi i informacioneve rreth HTC One Mini 2 po intensifikohet, besojmë se smartfoni nuk do e mbajë për një kohë të gjatë statusin jo zyrtar. Smartfoni kompakt i ardhshëm i HTC-së edhe njëherë tjetër u shfaq në lajmet e ditës dhe këto informacione vijnë nga evleaks.

Twitter-i u përdor për të postuar imazhin e mëposhtëm të HTC One Mini 2, që tregon se smartfoni do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra të ndryshme: Ngjyrë të hirtë, argjendtë dhe të artë ngjashëm me atë të HTC One(M8). Dizajni i smartfonit të ri ngjason së tepërmi me versionin “e madh” të tij që është smartfoni më i mirë i HTC-së, One M8.

Për fat jo të mirë, ky informacion nuk solli asnjë lajm për specifikat e pajisjes. Por që konfirmon atë se HTC One Mini 2 nuk do të ketë kamerën Duale. Çdo gjë tjetër që nga lloji i çipit, madhësia e ekranit ose edhe sensorët e kamerës mbeten një enigmë. Shpresojmë se HTC-ja do të prezantojë smartfonin së shpejti për të hedhur dritë sadopak rreth çështjes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>