Harduer

Zbulohen informacione rreht Surface Pro 3

May 15 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen informacione rreht Surface Pro 3

pro-700Surface Pro 2 u lançua pothuaj tetë muaj më parë, por mesa duket Microsoft së shpejti do të jetë gati për të prezantuar për publikun pasardhësin e tij. Siç raportohet nga The Verge, uebfaqja e mbështetjes së Microsoft jep referenca për kamerën e Surface Pro 3, gjë kjo e cila i shton peshë ekzistencës së tabletëve hibrid.

Ndërkohë që gjithmonë ekziston një mundësi që kjo të jetë thjesht një gabim ose keqinterpretim, ky informacion online vjen në pak se një javë përpara eventit të ardhshëm dedikuar për Surface nga Microsoft.

Ftesa përmbajnë një term “small” e cila na jep përshtypje se një Surface Mini po vjen, por ndoshta një version i rifreskuar i Surface Pro mundet gjithashtu. Gjithsesi, do t’ju ofrojmë informacione të tjera në ditët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>