Harduer

Zbulohen në detaje specifikat teknike të smartfonit Blackberry Passport

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen në detaje specifikat teknike të smartfonit Blackberry Passport

gsmarena_001Specifikat teknike të Blackberry Passport janë zbuluar në detaje të plota. Hardueri QWERTY i kompanisë pritet të lançohet muajin e ardhshëm. Blackberry Passport do të ketë një çip Qualcomm Snapdragon 800 me një proçesor katër bërthamësh (Quad Core) 2.2 Ghz, kartë grafike Adreno 330, 3GB LPDDR3 RAM. Telefoni do të ketë 32 GB hapësirë të dhënash në bord i cili mund të shtohet falë mbështetjes për microSD.

Ekrani i pajisjes është 4.5 inç LCD me një raport 1:1 dhe rezolucion 1440 x 1440 pixels ku Corning Gorilla Glass 3 mbulon ekranin. Një kamerë 13 Megapixel me hapje f/2.0 dhe stabilizim optik është e aftë të kapë video 1080p me 60 frekuenca në sekond. Në pjesën e përparme gjendjet një kamerë 2 Megapixel me fokus të fiksuar e cila do të “merret” me selfiet dhe thirrjet me video.

Blackberry gjithashtu në këtë smartfon ka paketuar disa teknologji konektiviteti ku përfshihet LTE, HSPA+, Wi-Fi a/b/g/n/ac, Bluetooth 4.0, GPS, GLONASS dhe NFC. Pajisja ofron mbështetje për kartat nano-SIM. Smartfoni do të jetë i pajisur po ashtu me portat USB 2.0, USB 3.0, VGA, HDMI. Përmasat e Blackberry Passport janë 128 x 90.3 x 9.3 mm, ndërsa pesha e tij do të jetë 194.4 gram. Smartfoni do të fuqizohet nga një bateri 3,450 mAh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>