Harduer

Zbulohen ngjyrat dhe kapacitetet e memories së iPhone XR dhe XS

Sep 12 2018
0 Shpërndarje
Linja e 2018-ës e iPhone do të fillojë nga 64GB për XS dhe XR. Sakaq kapaciteti maksimal i XR do të jetë 256GB ndërsa modelet OLED vijojnë me 256GB dhe 512GB. Zbulohen ngjyrat dhe kapacitetet e memories së iPhone XR dhe XS

Nëse kishit planifikuar për të blerë një iPhone XS që do të prezantohet sonte, një lajm i mirë vjen për ju.

Apple do të integrojë goxha memorie tek telefonët e rinj, konkretisht deri në 512GB.

Të dy modelet iPhone XS, 5.8-inç dhe 6.5-inç, do të kenë opsionin 512GB. Detajet e reja vinë po nga uebfaqja e Apple.

Linja e 2018-ës e iPhone do të fillojë nga 64GB për XS dhe XR. Sakaq kapaciteti maksimal i XR do të jetë 256GB ndërsa modelet OLED vijojnë me 256GB dhe 512GB.

Uebfaqja e Apple gjithashtu zbulon ngjyrat për secilin model. Konkretisht i kemi radhitur si më poshtë:

iPhone XS 5.8-inç dhe dhe XS Max 6.5-inç OLED

Memoria: 64GB, 256GB dhe 512GB

Ngjyrat: Gri, Argjendtë dhe Artë

iPhone XR 6.1-inç LCD

Memoria: 64GB, 128GB dhe 256GB

Ngjyrat: Zezë, Bardhë, Kuqe, Verdhë, Korale dhe Blu /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>