Harduer

Zbulohen pamje të pajisjes së realitetit virtual të Samsung-ut

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen pamje të pajisjes së realitetit virtual të Samsung-ut

vrmanager_stub_022.0_standard_640.0SamMobile ka publikuar atë për të cilën thotë që është imazhi i parë i pajisjes së ardhshme të Samsung-ut për realitetin virtual. Produkti dyshohet që quhet Gear VR dhe siç raportoi Engadget muajin e kaluar, është rezultat i një bashkëpunimi mes Samsung dhe Oculus VR.

Për dallim nga Oculus Rift, Gear VR nga Samsung nuk është një pajisje e realitetit virtual sipas perceptimit tradicional. Në bazë të thashethemeve të deritanishme, është më e saktë të mendohet si një version amator i Cardboard-it të Google. Telefoni juaj fuqizon tërë përvojën. Supozohet që Gear FR do të ofrojë një rrugë më të rehatshme të lidhjes së një smartfoni me fytyrën tuaj falë shiritit të tij elastik.

Për të parandaluar keqorientimin, Samsung do t’iu ofrojë përdoruesve një pamje të botës së jashtme kur atyre ju duhet duke u futur në kamerën e përparme në smartfonët Galaxy. Një touchpad i brenda-ndërtuar po ashtu pritet që t’iu mundësojë bartësve të pajisjes kontrollimin e softuerit të Gear VR, ndonëse SamMobile nuk ka ende ndonjë fotografi se çfarë ka përgatitur Samsung.

Oculus thuhet që është përgjegjës për krijimin e ndërfaqes së përdoruesit, por Samsung mendohet që është marrë me vënien e vëmendjes në konsumimin mediatik me pajisjen e vet të realitetit virtual. SamMobile thotë që Gear VR do të zbulohet së bashku me Galaxy Note 4 në IFA në fillim të shtatorit. Nuk është treguar ende se do të kushtojë kjo pajisje. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>