Lajmet

Zbulohen pamje të versionit të Microsoft Office që është i ndjeshëm në prekje

May 19 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen pamje të versionit të Microsoft Office që është i ndjeshëm në prekje

shutterstock_175315118-798x310Ka kaluar një vit e gjysmë që kur Microsoft lëshoi Windows 8 dhe ndërfaqen e tij “Modern” për botën, por ende na duhej të prisnim që të shihnim mbërritjen e versionit të platformës Office për këtë ndërfaqe, deri tani.

Në atë që mund të përshkruhet si një lëvizje pak e çuditshme, Microsoft Research ka publikuar një dokument që tregon në hollësi planet e kompanisë për teknologjinë e bazuar në ngjyrë, por po ashtu shfaq edhe disa pamje që duken të jenë të parat të një ndërfaqeje të përgatitur për versionin e ndjeshëm në prekje të platformës së popullarizuar të produktivitetit, Office.

Dokumenti PDF, që vjen me shumë hollësi rreth asaj se si Microsoft beson që teknologjia e bazuar në ngjyrë duhet të punojë, shfaq shumë pamje nga produkti kryesor i Office-it, duke përfshirë pamje edhe të Word, PowerPoint, Outlook dhe Excel, por në veçanti përqendrohet në atë se si kompania shpreson që teknologjia me laps do të punojë në të ardhmen.

Këto pamje janë me siguri të marra nga një projekt i brendshëm që e ka emrin kodues “Gemini”, që pritet ta sjellë Office-n për ndërfaqen Modern. Ndërfaqja duket si një version i hershëm, por na jep një ide se për ku pritet ta orientojë kompania platformën e vet të produktivitetit teksa përgatitet për ta lëshuar atë dikur gjatë dy viteve të ardhshme. Më poshtë mund të shihni disa pamje të Modern Office, por një kopje e tërë PDF-it mund të shikohet këtu. (PCWorld Albanian)

Word

word3-520x324

Excel

excelsearch-520x319

Powerpoint

powerpointink-520x321

Lajmet e fundit>