Harduer

Zbulohen pamjet e pajisjes së ardhshme të LG-së

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Zbulohen pamjet e pajisjes së ardhshme të LG-së

Pas një vëzhgimi fillestar, tani mund të shohim më tepër hollësi për smartfonin e ardhshëm të LG-së.

Engadget ka postuar disa fotografi të një pajisjeje të re LG që mund të jetë te pasardhës i Optimus G.

Telefoni i raportuar me emrin Optimus G2, ishte referenccuar në një ftesë për një ngjarje për shtyp më 7 gusht, ndonëse nuk është konfirmuar ende deri tani. Telefoni merr gjuhën e dizajnit nga Nexus 4 i LG-së, me kënde të rrumbullakët, një ekran pothuajse nga skaji në skaj dhe pa buta për harduerë.

Sidoqoftë, pjesa e pasme e tij duke shumë më e pjerrët, pa epërsitë e forta të Nexus 4. Sipas Engadget, ai është po ashtu edhe më i madh, me një ekran prej 5.2 inç, me 1080p.

LG ka thënë që telefoni i vet i ardhshëm Optimus G do të vijë me një procesor katërbërthamorë 2.3GHz Snapdragon 800, diçka të cilën e konfirmon parashikuesi anonim i Engdaget; ai duhet të ketë po ashtu 2GB RAM dhe një kamerë prej 13 megapiksellësh.

Derisa LG ka thënë që është e hapur për bashkëpunime të tjera me Google, kjo ndërmarrje është duke u përqendruar në pajisjet e brendit të vet për tregun dhe ky telefon mund ta udhëheqë rrugën gjatë muajit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

LG TEL

Tags >

LG
Lajmet e fundit>