Lajmet

Zbulohen prova që vertetojnë sulmin kibernetik Rus ndaj Komitetit Demokratik në SHBA

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Zbulohen prova që vertetojnë sulmin kibernetik Rus ndaj Komitetit Demokratik në SHBA

gettyimages-621678752Një firmë e sigurisë kibernetike ka bërë të ditur se posedon prova të mjaftushme të cilat tregojnë se pas sulmit kibernetik ndaj Komitetit Demokratik në SHBA gjendet krahu i inteligjencës ushtarake Ruse.

CrowdStrike zbuloi një maluer i përdorur për të realizuar sulmin ndaj Komitetit Demokratik i cili është shfryëtzuar për të spiunuar një telefon Android në pronësi të ushtrisë Ukrainase përgjatë periudhës 2014-2016.

Prej kohësh firma e sigurisë kibernetike dyshonte se pas sulmit ndaj DNC fshihej Agjensia Ruse e Inteligjencës Ushtarake(GRU) të cilës i referohej me pseudonimin “Fancy Bear.” CrowdStrike është firma të cilës Komiteti Demokratik i besoi hetimet rreth sulmit kibernetik.

Këtij qëndrimi i bashkohet edhe Byroja Federale e Hetimit, FBI, e cila ka vendosur të mos etiketojë GRU-në si përgjegjës i sulmit.

Sipas CrowdStrike, një variant i maluerit Fancy Bear i cili ishte përdorur për të penetruar rrjetet e Komitetit Demokratik, ishte shfrytëzuar gjithashtu për të hakuar një aplikacion të zhvilluar nga ushtria Ukrainase për të ndihmuar trajnimin me më me efikasitet të trupave ushtarake.

Aplikacioni ndihmonte artilerinë në pozicionimin e duhur për 15 sekonda ndërsa pa të duheshin disa minuta deri në shënjestimin e objektivit. Ekipi i “Fancy Bear” Zbukishte hakuar aplikacionin duke gjurmuar pozicionin e trupave ushtarake ukrainase.

Sipas një hetimi ndërmarrë nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike, forcat e artilerisë Ukrainase kishin humbur mëse 50% të armatimit të tyre dhe mbi 80% të topave D-30 gjatë konfliktit.

Aplikacioni i cili nuk ishte i disponueshëm nga dyqani i aplikacioneve Android, u shpërnda përmes rrjeteve social dhe aktivizohej vetëm nga zhvilluesi i cili duhej ti dërgonte një kod individual përdoruesit.

Grupi tjetër i cili kishte qenë pjesë e sulmit kibernetik ndaj Komitetit Demokratik quhet nga CrowdStrike “Cozy Bear.”

Ky grup më shumë sesa ka marrë pjesë në sulme kibernetike, është përqendruar në spiunazhin tradicional. Besohet se ky grup ka hakuar rrjete brenda Departamentit të Shtetit në Shtëpinë e Bardhë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>