Harduer

Zbulohen specifikat e orës inteligjente Moto 360 nga Best Buy

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen specifikat e orës inteligjente Moto 360 nga Best Buy

moto360_1-handson-100323612-largeMotorola pritet së shpejti të zbulojë çmimin dhe datën e disponueshmërisë së orës inteligjente Moto 360. Por mesa duket Best Buy e ka nxjerrë të fshehtën rreth pajisjes duke treguar edhe një çmim të mundshëm prej 250 dollarësh.

Gjatë fundjavës, Droid Life vuri re produktin në sitin e Best Buy që përfshinte edhe disa specifika si dhe çmimin e saj. Faqja është larguar, por që shkrimi tashmë është i disponueshëm kudo përmes motorëve të kërkimit Bing dhe Google. Nëse ky çmim do të ishte i saktë kjo do e bënte orën inteligjente Moto 360 afro 21 dollarë më të shtrenjtë se LG G Watch dhe 51 dollarë më shtrenjtë se Samsung Gear Live.

Në fakt pritej që Moto 360 të ishte më shtrenjtë se dy orët e para inteligjente me platformën Android Wear, ndërsa pritet po ashtu edhe një veçori të ngarkimit me wireless. Bazuar në sitin e Best Buy, Moto 360 ka një ekran 1.5 inç LCD me rezolucion 320 x 290 si dhe dendësi pixelash prej 205 për inç e gjitha kjo vjen me Gorilla Glass 3.

Po ashtu thuhet se ka një monitor të rrahjeve të zemrës, një pedometër, konektivitet wireless Bluetooth 4.0 dhe pajisja është rezistente ndaj ujit për 30 minuta në thellësinë 3.3 këmbë. Ora inteligjente sipas Best Buy do të kenë një trup metalik dhe një këllëf të pasmë plastik si dhe një proçesor Texas.

Nuk është e qartë nëse të gjitha këto specifika do të bien poshtë kur Motorola të bëjë prezantimin zyrtar më 4 shtator. Por informacionet e mëparshme ofronin po të njëjtat karakteristika. (PCWorld Albanian)

bestbuyscreenshot-100373808-large

Lajmet e fundit>