Lajmet

Zbulohet aplikacioni që ndihmon prindërit për monitorimin e fëmijëve

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
Zbulohet aplikacioni që ndihmon prindërit për monitorimin e fëmijëve

ef51f3a0784f0e856f731dc9db8b3ec86aea4510Për gjenerata të tëra fëmijët kanë gjetur mënyra të reja e krijuese për të injoruar prindërit e tyre, por nga ana tjetër edhe prindërit kanë zbuluar mundësi të reja për të marrë vëmendjen e fëmijëve të tyre. Dhe zhvillimi më i ri në marrëdhënien prindër-fëmijë është aplikacioni “Ignore no more”. Ky është një aplikacion Android dhe kushton vetëm 1.99 dollarë. Me anë të tij ju mund të kyçni telefonin e fëmijës tuaj në largësi nëse ai i injoron telefonatat tuaja, me anë të një fjalëkalimi të vendosur nga prindi. E vetmja gjë që mund të bëjnë fëmijët pas kësaj është të marrin në telefon prindërit dhe tu kërkojnë fjalëkalimin me qëllim që të hapin përsëri telefonin e tyre. Ky aplikacion është me siguri një zbulim i magjishëm për prindërit.

Fëmija juaj mund të ju ketë thënë se do të kthehej në orën 5 të pasdites, por nuk duket gjëkundi dhe ju si prind i shqetësuar do ta merrni në telefon. Para se të zbulohej Ignore No More fëmija juaj mund ta ketë bllokuar thirrjen tuaj dhe të vazhdojë atë çfarë ishte duke bërë pa u shqetësuar shumë për ju dhe më vonë të kishte shpikur një justifikim se përse se kishte ngritur telefonin. Justifikimi me tipik: “E kisha lënë telefonin në gjendje të heshtur.”

Por tani prindërit mund ta kyçin telefonin tuaj më anë të këtij aplikacioni. Fëmija nuk do të ketë asnjë akses në telefonin e tij, mund t’ju telefonojë vetëm juve ose 911. Sipas CSB New York ky aplikacion u krijua nga Sharon Standifird, një mama e cila ishte ngopur nga injorimet e fëmijëve të saj në telefon. Pasi krijoi idenë ajo po kërkonte të gjente një mundësi për të krijuar një aplikacion kështu që punoi me disa ekspertë dhe ja arriti qëllimit të saj. Djali i saj Bradly ndihet vetëm “gjysmë-krenar” për nënën e tij, ai shprehet se ky aplikacion është shumë i mirë, por për fëmijët e tjerë jo për të. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>