Harduer

Zbulohet ekrani me teknologjinë infinity i Galaxy S8-ës

Mar 6 2017
0 Shpërndarje
Samsung planifikon që të debutojë pajisjen me 29 Mars, por ne tashmë kemi parë foto dhe video të pajisjes nga raportet e mëhershme. Zbulohet ekrani me teknologjinë infinity i Galaxy S8-ës

Informacioni i sotëm na sjell një pamje më të mirë të disa nga ndryshimeve më të mëdha të dizajni që Samsung i ka bërë flagshipit të tyre.

Fotoja vjen nga Slash Leaks dhe tregon butonin e ri qëndror që gjendet në ekranin e Galaxy S8, gjithashtu dhe sa të hollë janë skajet e kësaj pajisjeje

Heqja e butonit fizik ka bërë që trashësia e tyre të reduktohet dukshëm. Ndërsa, në pjesën e prapme ju mund të shikoni sensorët ngjitur me kamerën dhe një skanues gishti.

Raportet se skaneri i gishtit do të jetë në pjesën e prapme kanë ekzistuar më parë, por kjo është hera e parë që na paraqitet në një foto.

Sammobile spekulon se ky mund të funksionojë edhe si një buton fizik, por duket e paprecedente që Samsung ti detyrojë klientët e tyre që të përdorin pjesën e prapme të telefonit  për të naviguar në Android.

Për marrë konfirmimin e të gjithë këtyre rrjedhjeve ne duhet të presim deri me 29 Mars, kur do të bëhet debutimi i kësaj pajisjeje. /PCWorld Albanian

Tags >

Galaxy S8
Lajmet e fundit>