Harduer

Zbulohet Google Nexus 9 përpara konferencës I/O

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Zbulohet Google Nexus 9 përpara konferencës I/O

screen_shot_2014-06-21_at_9.18.44_pm_storyJavën e ardhshme, kompania Google do të mbajë konferencën e saj I/O ku me shumë mundësi do të zbulojë shumë produkte harduer dhe softuer të bazuara në Android, ku një prej tyre është edhe Nexus 9.

Për ata që nuk e dinë, Nexus është brandi që Google përdor për harduerin që u shet direkt konsumatorëve. Ngaqë Google shet këto produkte në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë ndërmjetës në mes të përditësimeve të softuerit, pra nëse ju po kërkoni një pajisje që do të marrë përditësime të softuerit të menjëhershme dhe të vazhdueshme, linja e produkteve Nexus është e duhura për ju.

Android Police ishte në gjendje të kapte disa informacione rreth pajisjes që quhet “Volantis” dhe është ndërtuar nga HTC. Ju mund të shkoni imazhet e pajisjes dhe bazuar në specifikat është një pajisje shumë e hollë me vetëm 0.31 inç.

Nexus do të ketë një trup prej alumini me peshë 418 gram dhe do të ketë një proçesor NVIDIA Logan 64 Bit (Tegra K1), 2 GB RAM, kamerë frontale 3 Megapixel, kamerë e pasme 8 Megapixel me stabilizim optik si dhe do të ofrohet në dy versione bazuar në hapësirën e të dhënave: 16 GB dhe 32 GB.

Ekrani do të ketë një rezolucion 2048 x 1440 pixel me një dendësi pixelash prej 281 ppi që do të thotë se kemi të bëjmë më një ekran që ofron një eksperiencë mjaft të mirë. Pajisja do të mbështesë edhe gjeneratën 4G LTE të rrjeteve mobile. Pajisja mendohet të quhet Nexus 9 ngaqë kësthu cilësohet nga burime të brendshme të Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>