Lajmet

Zbulohet mënyra e vjedhjes së të dhënave në një kompjuter me anë të prekjes

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Zbulohet mënyra e vjedhjes së të dhënave në një kompjuter me anë të prekjes

touch-based-pc-snoopingNormalisht për të thyer barrierat e sigurisë së një kompjuteri përfshin gjetjen apo shfrytëzimin e një dobësie në sistemin e sigurisë. Por një grup studentësh në universitetin e Tel Aviv-it ka zbuluar një mënyrë potencialisht shumë më të lehtë për të marrë të dhëna nga një kompjuter; me anë të prekjes.

Mund t’ju duket e pabesueshme, por është plotësisht e vërtetë dhe e vërtetuar. Nëse ju jeni në kontakt me një kompjuter, ndërkohë që jeni duke mbajtur në kyçin tuaj një byzylyk dixhital, ju mund të masni ndryshime të vogla në potencialin elektrik i cili mund të zbulojë çelësa më të mëdhenj enkriptimi. Nëse doni mos e prekni sistemin drejtpërdrejtë në disa raste ndaj studiuesit kanë zbuluar se funksionale janë edhe kabllot e videove.

Por mos u shqetësoni duke menduar se njerëz të huaj mund të vjedhin të dhënat tuaja. Teknika kryesisht fokusohet në enkriptimin e softuerit GnuPG’s, i cili ka një kufi për limitimin e efekteve. “Hajdutët” duhet gjithashtu të monitorojnë energjinë elektrike, ndërkohë që ndodh dekriptimi.

Gjithsesi natyra e kësaj teknike e bën atë të vështirë për të ndaluar plotësisht. Nëse ju jeni një fans i izolimit kini parasysh se gjithmonë dikush me anë të fizikut të tij mund të ketë akses në kompjuterin tuaj duke vjedhur informacionet tuaja personale. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>