Harduer

Zbulohet monitori 4K prej 24 inç nga Dell

Dec 2 2013
0 Shpërndarje
Zbulohet monitori 4K prej 24 inç nga Dell

dell-4k-monitorNjë monitor Dell prej 24 inç 4K sipas të dhënave të postuar në faqen e ndërmarrjes është duke ardhur.

Ndonëse paraqitjet prej 32 inçtashmë janë në treg, sipas Anandtech, një produkt UHD prej 24 inç do të mund të sinjalizonte një trend të ri.

Veçoritë për UP2414Q nga faqja e Dell-it përfshijnë një rezolucion Ultra HD prej 3,840×2,160 (184 piksellë për inç) që paketon katër herë më tepër rezolucion të Full HD dhe një kënd të pamjes prej 178 shkallëve.

Veçoritë e tjera përfshijnë 1.07 miliardë ngjyra prej 10 bitësh dhe HDMI, DisplayPort, mini-DP, katër porte për USB 3.0 dhe një lexues i kartave 6 në 1.

Nuk është zbuluar ndonjë çmim ende, por monitori 4K prej 32 inç i Dell-it kushton rreth 3,500 dollarë, kështu që duhet të jetë shumë më lirë se kaq. (PCWorld Albanian)

Tags >

dell
Lajmet e fundit>