Analiza

Zbulohet një detaj i Samsung Galaxy S6

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
Zbulohet një detaj i Samsung Galaxy S6

galaxy-s5-prime-metal-design-1Këtu vlen shprehja “Ne do ta besojmë atë kur ta shohim!”. Por një raport nga një agjenci kineze, Sina.com pretendon se së shpejti do të shfaqet Samsung Galaxy S6. Parashikohet që telefoni i ardhshëm të jetë i gjithi prej metali.

Sipas Sina.com, Samsung e shikon lançimin e Galaxy Alpha dhe Galaxy Note 4 të ardhshëm si hapa për krijimin e një dizajni më të plotë që pritet të prekë majat e tij në Galaxy S6. Galaxy Alpha ishte telefoni i parë nga Samsung që përdori një kornizë prej metali edhe pse pjesa e pasme ishte prej një lloj plastike që Samsung e ka përdorur dhe në telefonët e tjerë.

Dhe në lidhje me atë ç’ka kemi dëgjuar për Galaxy Note 4 thuhet se do të jetë një telefon “i frikshëm” pavarësisht nga fakti se do të ketë një kasë metalike apo jo. Kështu që teoria se Samsung po shkon drejt krijimit të një produkti tërësisht metalik, merr kuptim.

Megjithatë ka disa arsye të mira për të qenë skeptik për sa i përket këtij raporti, veçanërisht për shkak se thuhet se dhe mbreti i telefonëve në Kinë, Xiaomi kërkon të hyjë në treg me telefonë prej metali. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>