Harduer

Zbulohet një tablet i ri Samsung, një klon i Surface?

Feb 20 2017
0 Shpërndarje
Nuk është surprizë të mësojmë se Samsung po ndërton një tablet të ri Windows 10. Informacionet e fundit kanë sugjeruar se mund të jetë një pasardhës i Galaxy Tab Pro. Zbulohet një tablet i ri Samsung, një klon i Surface? Photo Source: Getty Images

Samsung debutoi një aplikacion “Book Settings” në Windows Store këtë fundjavë, i cili përmban referenca tek një Samsung Galaxy Book jo zyrtar.

Aplikacioni është i dizajnuar për të dhënë opsione shtesë për lapsat Stylus, ekranin AMOLED, kyçjen me strukturë, dhe opsionin e rritjes së jetëgjatësisë së baterisë.

Ishte MSPoweruser që vuri re aplikacionin dhe thanë se Samsung gjithashtu mban një markë të 2012 për Galaxy Book, që përfshin telefonat e mençur dhe tabletat.

Prezenca e një stylus dhe marka Book mund të tregojnë se kjo pajisje Windows 10 mund ti ngjasojë më shumë një tableti të rregullt se sa pajisjeve Tab Pro.

Samsung do të mbajë një konferencë për shtyp në Kongresin Mobil Botëror në të cilën presim që të dëgjojmë më shumë mbi planet e Samsung për Galaxy 2017. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>