Harduer

Zbulohet prodhuesi, proçesori dhe periudha e lançimit të Nexus 9

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Zbulohet prodhuesi, proçesori dhe periudha e lançimit të Nexus 9

nexus-9-100416925-galleryNexus 9 me shumë mundësi mund të jetë tableti i ardhshëm i Google teksa një tjetër provë u manifestua ditën e enjte. Mesa duket këtë provë e gjejmë në vendet me pak të menduara dhe pikërisht në një shkresë ligjore të kompanisë Nvidia. Kompania po padit Qualcomm për shkelje të patentave të licencimit në produktet e saj dhe veçanërisht në teknologjitë e GPU-ve.

Një dokument i Nvidia-s përmend pajisjen me emërtimin e saj duke cituar “HTC Nexus 9, mendohet të vijë në tre mujorin e fundit të 2014-ës dhe gjithashtu pritet të fuqizohet nga Tegra K1.” Tegra K1 fuqizon tabletin e kompanisë Nvidia Shield, një pajisje Android me përqendrim të veçantë tek lojërat e cila na impresionoi të gjithëve. Çipi kombinon katër proçesorë të fuqisë së lartë 2.2 Ghz ARM Cortex-A15 së bashku me një të fuqisë së ulët për të ruajtur baterinë dhe ofron përformancë mbresëlënëse.

Tre mujori i fundit i vitit fillon që nga fundit i shtatorit, kështu që mund të shohim këtë pajisje dhe një version final zyrtar të Android L së shpejti. Do të ishte një kundërpërgjigje e Google ndaj eventit madhështor të Apple, që u mbajt më 9 shtator, që zbuloi dy iPhone me përmasa të mëdha dhe orën inteligjente Apple Watch. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>