Siguri

Zbulohet rrjeti i cyber spiunimit

Mar 31 2009
0 Shpërndarje
Zbulohet rrjeti i cyber spiunimit

altNjë rrjet i spiunimit elektronik, i bazuar kryesisht në Kinë, ka infiltruar kompjuterët nga zyrat qeveritare përreth botës, thonë hulumtuesit kanadezë. Ata thanë se ky rrjet kishte infiltruar 1,295 kompjuterë nga 103 shtete. Aty përfshiheshin kompjuterë që u përkisnin ministrave të Jashtëm, ambasadave dhe të njerëzve të lidhur me Dalai Lamën, udhëheqësin shpirtëror të Tibetit. Nuk ka ndonjë dëshmi përfundimtare se qeveria e Kinës gjendet prapa këtij rrjeti, thonë hulumtuesit.

Pekini gjithashtu mohoi përfshirjen. Ky raport vjen pas një hulumtimi 10 muajsh nga Information Warfare Monitor (IMF), e cila përbëhet nga hulumtuesit e një think-tanku të bazuar në Otawa SecDev Group dhe nga Qendra Munk për Studime Ndërkombëtare e Universitetit të Torontos. Ata po vepronin nga kërkesa e zyrës së udhëheqësit shpirtëror të Tibetit që të kontrollojnë nëse kompjuterët e rrjetit të tij tibetian ishte i infiltruar.

Hulumtuesit gjetën se Ministritë e Punëve të Jashtme të Iranit, Bangladeshit, Letonisë, Indonezisë, Filipineve, Bruneit, Barbadosit dhe Butanit, duket se ishin prekur nga ky infiltrim. Sisteme të hakuara gjithashtu u zbuluan në ambasadat e Indisë, Koresë Jugore, Indonezisë, Rumanisë, Qipros, Maltës, Tailandës, Taivanit, Portugalisë, Gjermanisë dhe Pakistanit. Analistët thonë se në efekt këto sulme janë spiunim industrial, me hakerët të cilët tregojnë interesim në aktivitetet e ligjvënësve dhe kompanive të mëdha.

 

BBC

Lajmet e fundit>