Harduer

Zbulohet telefoni i parë i Motorola-s që pas shitjes nga Google

May 11 2014
0 Shpërndarje
Zbulohet telefoni i parë i Motorola-s që pas shitjes nga Google

MRXT1025PTO_PRD_447_5_copy.0_standard_640.0Siç duket, smartfoni i ardhshëm i Motorola-s nuk do të humbas nga gjuha e dizajnit e Moto X dhe Moto G, nëse pamjet e lëshuara gjatë të premtes janë të vërteta. Ky telefon shënon pajisjen e parë nga Motorola që kur Google lajmëroi në janar që do ta shiste njësinë e saj të smartfonëve për Lenovo-n, por nuk duhet të vijë si befasi që duket i ngjashëm me Moto X dhe Moto G.

Duke e ditur se sa kohë e gjatë duhet të kalojë për t’u zhvilluar një smartfon, kjo pajisje ishte përgatitur nën mbikëqyrjen e Google. Dhe siç e ka bërë të qartë Motorola në ftesën e saj për ngjarjen në Londër gjatë ditës së martë, ky telefon mund të përballohet nga “xhepi i të gjithëve”.

Sipas specifikimeve të lëshuara nga dyqani i shitjes së me pakicë Fast Shop nga Brazili, telefoni do të ketë një ekran prej 4.3 inç, një procesor me dy bërthama Snapdragon 1.2GHz, 1 GB RAM dhe 4 GB disk (që mund të zgjerohet).

Ai po ashtu thuhet të ketë një kamerë prej 5 megapiksellësh, mundësi të përdorimit të dy SIM kartelave, një bateri prej 1,980 mAh dhe pllakëza të pasme që mund të largohen. Pajisja GSM nuk ka LTE. Këto specifikime ose janë në një nivel më të ulët ose në të njëjtin nivel me Moto G që kushton 179 dollarë, kështu që mund ta presim një pajisje me çmim më të ulët.

Një çmim prej 100 dollarëve do ta vendoste atë në një garë kundër telefonave me çmim të përballueshëm Asha nga Nokia dhe telefonave me sistemin operativ Firefox. Vendi për dy karta SIM sugjeron që Motorola është duke u përqendruar në zhvillimin e tregjeve me këtë pajisje. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>