Lajmet

Zbulon një problem sigurie, Instagram vend pune për shqiptarin Benjamin Gecaj

Apr 9 2017
0 Shpërndarje
Ai tha se sapo hyri në kontakt me Instagram, synonte që të bëhej pjesë e kompanisë me besimin e plotë në mundësitë që të ofronte një punë e tillë. Zbulon një problem sigurie, Instagram vend pune për shqiptarin Benjamin Gecaj Photo Source: Benjamin Gecaj

Duke tentuar prej 10 muajsh të zbulonte një dobësi sigurie me të cilën mund të mbyllte llogari në Instagram, shqiptari nga Kosova Benjamin Gecaj mori një përgjigje të pazakontë nga rrjeti social kur e raportoi atë dobësi sigurie.

Sot ai është pjesë e rrjetit social të shtatë më të madh në botë Instagram në pronësi të gjigandit Facebook.

Student në Shkenca Kompjuterike pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Benjamini u shpërblye me 25,000 dollar nga rrjeti social popullor i fotografive.

“Vendosa ta lajmeroj këtë rast dhe nuk e mora këtë gjë aq serioze thash me veten OK nuk kushton asgjë ta provoj. Nuk u bënë 2 javë të plota mora përgjigjen se më është pranuar bug-u dhe më than që do ta aprovojmë këtë dhe do të marrësh një shumë prej 25 mijë dollarësh dhe unë u shokova,” u shpreh Benjamin për redaksinë e PCWorld.al.

Ai tha se sapo hyri në kontakt me Instagram, synonte që të bëhej pjesë e kompanisë me besimin e plotë në mundësitë që të ofronte një punë e tillë.

Tashmë ata më ofruan një vend pune, fillimisht do të punoj në Internship pra me pagesë prej Kosovës, detyra ime do të jetë mbledhja e statistikave për Ballkanin pra do të mirrem me raporte të ndryshme, kërkesa për Verifikimin e Instagramit(Blue Badge) se a mund ta gëzoje atë verifikim personat në fjalë.”

Lidhur me planet për të ardhmen në punën e re apo më gjërë Benjamini tha: “Tani në këto momente do të vazhdoj punën në Kosovë dhe më vonë mendoj që të vazhdoj punën jashtë vendit dhe të jem edhe shembull i mirë për të gjjthë shqiptarët anë e mbanë e shpresoj që do të kemi edhe të tjerë shqiptarë që do të arrijnë ende me shumë.”

Suksesi i Benjamin Gecaj është i rrallë në mesin e shqiptarëve. Ai është i vetmi shqiptar që ka arritur të zbulojë probleme sigurie të një profili të lartë e madje të punësohet në Instagram. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>