Ja se si

Zbuloni se cilët skedarë ju zënë më tepër vend në kompjuter

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Zbuloni se cilët skedarë ju zënë më tepër vend në kompjuter

Problemi: hard drive juaj po mbushet plot

Zgjidhja: fshini të dhënat e panevojshme për të krijuar hapësirë

Shumë e thjeshtë apo jo? Në fakt nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh skedarët apo folderat që zënë më tepër hapësirë në driver-in tuaj. Ky proces mund të jetë jo vetëm i komplikuar, por mund të kërkojë edhe një kohë të gjatë për t’u përfunduar.

Analizuesi i hapësirës së lirë në disk, WizTree skanon shumë shpejt driver-in tuaj dhe shfaq emrat dhe vendndodhjet e skedarëve që kanë kapacitetin më të madh. Kjo ju ndihmon në rastet kur doni të “hiqni qafe” të dhëna me madhësi të konsiderueshme.

Mjafton thjesht të shkarkoni dhe instaloni programin (ka edhe një version portabël nëse doni ta ekzekutoni për shembull nga një USB). Më pas klikoni Scan. Nuk do t’ju duhet të prisni gjatë. Për shembull, në një sistem të rënduar me 750 GB hard drive, WizTree përfundon skanimin në rreth 12 sekonda. Ai punon shumë më shpejt se konkurruesit e tjerë si TreeSize apo WinDirStat.

WizTree mund t’i mungojë ndërfaqja me ngjyra, por kur vjen puna tek shpejtësia e procesimit është më i miri. Siç mund ta shihni nga imazhet, rezultatet e skanuara mund t’i shihni në formë peme (tree view) apo të klikoni opsionin Top 1000 Largest Files. Që atje mund të klikoni me të djathtën dhe të fshini direkt me “Delete” nga menuja që ju hapet, e cila ofron përveç kësaj edhe funksionalitete të tjera.

Të gjithë skedarëve apo folderave që fshihen iu hiqet një vizë mes përmes tek emri. Kaq mjafton për të liruar kompjuterin tuaj nga të dhënat e panevojshme.

WizTree është i shpejtë, efikas dhe pa pagesë. Sigurisht, nëse ju pëlqen, mund të kontribuoni përmes donacioneve, linqet e së cilës i gjeni tek programi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>