Harduer

ZeniMax kërkon konfiskimin e kodit të realitetit virtual të Facebook dhe Oculus

Feb 24 2017
0 Shpërndarje
Publikuesi i video lojërave, ZeniMax Media, i cili u bë i njohur nga beteja ligjore me Facebook për realitetin virtual të Oculus dhe ku fitoi 500 milion dollar, kërkoi nga një gjykatë federale bllokimin e përdorimit të kodit nga Oculus. ZeniMax kërkon konfiskimin e kodit të realitetit virtual të Facebook dhe Oculus

Kjo kërkesë iu drejtua ditën e Enjten gjykatës federale në Dallas të Shteteve të Bashkuara. Është po e njëjta gjykatë e cila dha verdiktin e pak ditëve më parë në favor të ZeniMax.

Nëse ky i fundit arrin të fitojë edhe këtë betejë, numri i lojërave të disponueshme në Oculus Rift do të kufizohej. Një tjetër humbje do të përkthehej në një goditje të fortë ndaj një produkti i cili është akoma në fazat fillestare të zhvillimit.

Kodi për të cilin bëhet fjalë është distribuar prej kohësh nga Oculus tek kompanitë të cilat zhvillojnë lojëra. Është pjesë e shumë lojërave të disponueshme jo vetëm për Oculus Rift por edhe Samsung Gear VR.

ZeniMax paditi në gjykatë Oculus në 2014-ën dy muaj pasi Facebook pagoi 3 miliard dollar për atë që shihej si pioneri i realitetit virtual. Çështja kulmoi me një gjykim 3 javor ku ZeniMax kërkon 6 miliard dollar dëmshpërblim.

Gjykatësit refuzuan pretendimet e ZeniMax mbi vjedhjen e sekreteve tregtare por pranuan shkeljet e Oculus të të drejtave të autorit mbi kodin e përfolur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>