Harduer

ZenWatch nga Asus pritet të jetë ora inteligjente më e lirë në treg

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
ZenWatch nga Asus pritet të jetë ora inteligjente më e lirë në treg

AsuswatchNjë gazetë taivaneze, “The Central New Agency” ka informacion për orën inteligjente të Asus, Zen Watch. Ajo informoi se kjo orë do të kushtojë më pak se 199 $. Nëse këto informacione janë të vërteta, kjo do ta bëjë ZenWatch konkurrente me Pebble Steel dhe LG G Watch.

Përveç çështjes së çmimit, kjo gazetë raportoi se ora inteligjente e Asus do të jetë e disponueshme këtë tetor. Dhe se shitja e ZenWatch do të jetë e limituar vetëm në tregun amerikan dhe disa tregje të tjera.

Sa për tiparet e reja, ZenWatch do të përfshijë dhe disa butona të tjerë për kontrollin e zërit përveç atyre të paraprogramuarëve. Me sa duket kjo orë mund të funksionojë edhe pa praninë e një smartfoni.

Tani për tani detajet janë ende të paqarta edhe pse Asus kohët e fundit lançoi një video ku paraqitej ZenWatch duke na dhënë një vështrim më të mirë të saj. Jemi pak ditë larg nga lançimi i ZenWatch dhe shumë mrekullive teknologjike të tjera të cilat priten të zbulohen në eventin e shumëpritur IFA më 9 shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>