Harduer

“ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët

May 12 2011
0 Shpërndarje
“ZeroTouch”, inovacioni i radhës nga studentët

Një grup i studentëve nga Texas A&M kanë vendosur të ndryshojnë këtë. Me inovacionin e tyre të quajtur ZeroTouch. Kjo është një kornizë që duket si të ishte e thatë por që ju mundëson të ktheni çdo sipërfaqe në një ekran bashkëveprues të ndjeshëm në prekje.
Nga ajo që shihet nuk mund të ketë një përshtypje të madhe inovacioni, por ZeroTouch ka në vete një seri të LED-ve pulsues dhe sensor infra të kuq të cilët kthejnë hapësirën e zezë në sipërfaqe me ndjeshmëri të lartë të prekjes.

Thënë shkurt, LED-ët e vendosur në mënyrë strategjike mbulojnë një fushë të hapur të një shtrese të dritës së padukshme. Kur dora apo lapsi (stylusi) futen brenda kornizës, këto rreze ndërpriten dhe ofrojnë të dhënat hyrëse drejt një softueri që përcjellë lëvizjet e objektit – dhe bum!. Ju keni një ekran të ndjeshëm në prekje. Natyrisht kjo nuk është diçka që do të paraqitet së shpejti në treg, por shikoni videon e mëposhtme dhe binduni edhe vet se çka janë në gjendje të bëjnë studentët dhe çka shtyhen të bëjnë nga profesorët e tyre. Inovacion!

Lajmet e fundit>