Blog

Zëvendës presidenti i KE-së, blockchain po kalon nga laboratori në përdorim dhe implementim

Apr 11 2018
0 Shpërndarje
Në një fjalim dedikuar dixhitalizimit, Andrus Ansip foli për teknologjinë blockchain si një hapësirë me potencial të lartë e cila duhet të shfrytëzohet nga vendet e BE-së. Zëvendës presidenti i KE-së, blockchain po kalon nga laboratori në përdorim dhe implementim

Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian u bëri thirrje vendeve të BE-së të tregojnë angazhime ndaj teknologjisë blockchain ku sipas tij po kalon nga faza laboratorike në implementim.

Në një fjalim dedikuar dixhitalizimit, Andrus Ansip foli për teknologjinë blockchain si një hapësirë me potencial të lartë e cila duhet të shfrytëzohet nga vendet e BE-së.

Sipas tij Evropa ka një shans të artë të luajë një rol udhëheqës në teknologji krahas asaj të inteligjencës artificiale.

“Do të dëshiroja që ti shikoja venet Evropian të përkushtohen ndaj teknologjisë blockchain – e cila po kalon nga laboratorët në implementim masiv – ashtu siç përkushtohen ndaj inteligjencës artificiale. Duhet të shfrytëzojmë mundësitë e reja të kësaj teknologjie për të inovuar.”

Ai kërkoi nga qeveritë e vendeve dhe sektori privat të kontribuojnë në këtë kauzë.

Ky qëndrim i një zyrtari të lartë të BE-së vjen në një kohë kur unioni lançoi në Shkurt Forumin dhe Observatorin e Blockchain. Lajmëruar që prej një vit, themelimi i një nisme të tillë vjen në përgjigje të kërkesës së Parlamentit Evropian për të forcuar ekspertizën teknike të BE-së në teknologjitë e reja.

Komisioni Evropian do të investojnë 300 milion euro në projekte që kanë të bëjnë me teknologjinë blockchain.

Gjithashtu pritet themelimi i një Partneriteti Evropian të Blockchain për të promovuar infrastrukturat e kësaj teknologjie dhe përmirësuar më tej shërbimet dixhitale nëpërmjet saj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>