Harduer

Zëvendësimi i baterive të iPhone mund të dëmtojë shitjet e Apple në 2018-ën

Jan 4 2018
0 Shpërndarje
Menjëherë pas ankesave, Apple kërkoi falje zyrtarisht duke premtuar zëvendësimin e baterive jo për 79 dollar, por me një ulje në 29 dollar. Zëvendësimi i baterive të iPhone mund të dëmtojë shitjet e Apple në 2018-ën

Zëvendësimi i baterive të iPhone-ve mund të dëmtojë shitjet e iPhone në 2018-ën ndërsa më shumë përdorues nuk do ta shohin të nevojshme kalimin në modelet e fundit të telefonëve të Apple.

Kështu shprehej një analist i Barclays i cili thotë se 77% e konsumatorëve të iPhone përdorin iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus dhe SE.

Kjo do të thotë se edhe sikur një numër i vogël të aplikonte për ndryshimin e baterive, do të kishte një impakt të lartë në shitjet e modeleve të reja të iPhone.

Konsumatorët e Apple shpërthyen në kritika ndaj kompanisë e cila muajin e kaluar konfirmoi ngadalësimin e qëllimtë të iPhone në mënyrë që të parandalohej fikja e papritur i telefonëve.

Menjëherë pas ankesave, Apple kërkoi falje zyrtarisht duke premtuar zëvendësimin e baterive jo për 79 dollar, por me një ulje në 29 dollar.

Kompania përballet me tetë padi në gjykatë në Kaliforni, Nju Jork dhe Ilinios./PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>