Analiza

Zëvendësues të desktopit ju mbajnë në lojë

Dec 8 2009
0 Shpërndarje
Zëvendësues të desktopit ju mbajnë në lojë

Brezi aktual i laptopëve të performancës (pra, zëvendësuesit e desktopit), paraqesin disa makineri të konsiderueshme loje. D901C Phantom X i Eurocom, për shembull, trondit World Bench 6 me një total prej 133 pikësh (por në të njëjtën kohë godet rëndë portofolin me $5950).

Qosimo X305-Q708 nga Toshiba, megjithëse jo dhe aq i shtrenjtë, e pason me një rezultat prej 100 pikësh në WorldBench 6. Doni të kurseni ca para dhe përsëri të mund të luani ndërkohë që lëvizni? Hidhini një sy Acer Aspire 8930.  Ky laptop multimedial grumbulloi plot 94 pikë në WorldBEnch 6, kushton vetëm $1699 dhe mund të luajë pjesën më të madhe të lojërave të sotme (vetëm jo në opsionet maksimale).

 

Lajmet e fundit>