Lajmet

Zgjatet afati i aplikimeve për konkursin “Të dhënat Qeveritare në Dorën Tuaj”

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Zgjatet afati i aplikimeve për konkursin “Të dhënat Qeveritare në Dorën Tuaj”

Poster2 300x300Afati i dorëzimit të aplikimeve për të gjithë të interesuarit për konkursin “Të dhënat qeveritare në dorën tuaj” është shtyrë deri më datën 2 maj 2014, ora 24:00. Kjo iniciativë e prezantuar nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Qendrën Burimore Protik. Konkursi synon të shërbejë si katalizator për zhvillimin e industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Shqipëri.

Në fokus të këtij konkursi është krijimi i një aplikacioni në Facebook, që do të grumbullojë, përpunojë dhe publikojë të dhëna të ndryshme qeveritare, si p.sh.: të dhëna statistikore të publikuara nga INSTAT, të dhëna financiare të publikuara nga Ministria e Financave, etj. Ky aplikacion duhet të jetë i dizenjuar për ueb apo çdo platformë tjetër të aksesueshme gjerësisht nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale. Të gjitha informacionet e grumbulluara përmes aplikacionit do t’i ofrohen publikut në kohë reale, me synim rritjen e transparencës dhe përgjegjësive të institucioneve shtetërore. Në këtë mënyrë, do të nxiten zbatimet e praktikave më të mira dhe përdorimet e teknologjive të informacionit dhe komunikimit për menaxhimin e të dhënave qeveritare.

Të gjithë studentët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë individualisht apo në grupe. Ky aplikacion duhet të jetë tërësisht funksional dhe në gjuhën shqipe. Aplikacionet duhet të jenë të mbrojtura nga viruset apo kërcënime të tjera të sigurisë që mund të jenë të pranishme. Konkursi, ka gjithashtu mbështetjen e veçantë të sponsorëve Albtelecom dhe Eagle Mobile, shtëpisë botuese ICTSmedia dhe MPAY. Të gjitha aplikimet pranohen në faqen zyrtare të AKSHI-t, përmes plotësimit të një formulari online me të gjitha elementet e kërkuara. Protik do t’ju informojë mbi të rejat e fundit në rrjetet sociale lidhur me këtë aplikim. Konkursi finalizohet më datën 9 maj 2014 me tre çmime të mëdha për projektet fituese. Për më shumë informacion kontaktoni në adresën [email protected]. (PCWordl Albanian)

Lajmet e fundit>