Lajmet

Zgjatet në 90 ditë “triali” për Office 365

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Zgjatet në 90 ditë “triali” për Office 365

Office 365Për të dytën ditë me radhë, Microsoft-i edhe gjatë ditës së martë paraqiti njërin nga produktet e veta për konsumatorët e braktisur nga kompania rivale Google.

Në një përpjekje për të tërhequr përdoruesit e Google Maps, Microsoft-i gjatë të martës trefishoi gjatësinë e kohës së përkohshme për përdorim të Office 365 Small Business nga 30 në 90 ditë.

Marrëveshja, e titulluar si “P1” në fiksimin e tanishëm të planeve për abonim të Microsoft-it, ofron e-mail të bazuar në cloud, kalendarë të shpërndarë dhe aplikacion të Office të bazuar në ueb për deri 10 punëtorë. Normalisht, P1 kushton 72 dollarë për përdorues për vit.

Megjithëse Tony TAi, që është një menaxher i produktit Office 365, i cili lajmëroi për zgjatjen e kohës për testim në një postim në blog, nuk tregoi për audiencën e posaçme.

Ai tregoi që kishte referuar firmat që kishin vendosur një hendek mes Google Apps dhe e kishin zëvendësuar atë me Office 365.

Javën e kaluar, Google përfundoi udhëheqjen pa pagesë të Google Apps për biznese me 10 ose më pak përdorues.

Në vend të kësaj, ata ishin pyetur që të paguanin 50 dollarë për përdorues për vit, ashtu siç bëjnë tashmë për e-mailin e bazuar në cloud dhe softuerin e quajtur Google Apps for Business.

office-365-trialBizneset e vogla që për momentin përdorin Google Apps mund të vazhdojnë të bëjnë kështu, tha Google në lajmërimin më 6 dhjetor. Llogaritë individuale po ashtu nuk janë prekur.

Oferta e Microsoft-it ishte e dyta nga zhvilluesi Redmond në dy ditë: të hënën, Microsoft-i paraqiti shërbimin për e-mail Outlook.com për konsumatorët e tmerruar nga vendimi i gjigantit të kërkimit për të larguar një shërbim të sinkronizimit më 30 janar 2013.

Koha prej 90 ditësh pa pagesë për Office 365 Small Business do të jetë në dispozicion deri në fund të muajit shkurt. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>