Biznes

Zgjerohet fushata anti-bitcoin në SHBA, më shumë banka ndalojnë blerjen e monedhave kriptografike

Feb 6 2018
0 Shpërndarje
Ndalimi i blerjes përmes kartave të kreditit vetëm sa ka përshkallëzuar situatën dramatike të monedhave kriptografike. Zgjerohet fushata anti-bitcoin në SHBA, më shumë banka ndalojnë blerjen e monedhave kriptografike

Numri i bankave dhe ofruesve të kartave të kreditit që po refuzojnë bitcoin në SHBA po rritet dita ditës.

JPMogan, Banka of America dhe Citigroup thanë se do të ndalonin blerjen e bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike përmes kartave të kreditit.

JPMorgan, ndalimi i të cilit hyri në fuqi të Dielën, tha se nuk dëshiron që kredia e dhënë të mos rrezikohet nga transaksionet në monedha kriptografike.

Banka e Amerikës nisi fushatën anti monedhave kriptografike ditën e Premte duke bllokuar aksesin në kartat e kreditit për disa bursa kriptografike të njohura.

Masat e reja aplikohen ndaj të gjitha llojeve të kartave, personale apo biznesi. Por ato që nuk preken janë kartat e debitit tha kompania.

Mbrëmjen e së Premtes, Citigroup tha se gjithashtu do të ndalonte blerjen e monedhave kriptografike me kartat e kreditit.

Blerja e monedhave kriptografike me karta kreditit do të shkaktonte jo pak dhimbje koke për kredidhënësit të cilët mund të humbasin shumë nëse huamarrësit gabojnë me investimet e tyre në këto monedha.

Bankave gjithashtu u kërkohet të monitorojnë transaksionet e konsumatorëve për shenja të pastrimit të parave.

Bitcoin ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës duke rënë deri në 6,100 dollarë sipas CoinMarketCap.com. Rënia u nxit nga kërcënimet e autoriteteve, frika nga manipulimi i çmimit dhe ndalimin i reklamimit në Facebook të monedhave kriptografike dhe ICO-ve.

Ndalimi i blerjes përmes kartave të kreditit vetëm sa ka përshkallëzuar situatën dramatike të monedhave kriptografike.

Capital One dhe Discover Financial shprehen se edhe në të kaluarën nuk kanë mbështetur monedhat kriptografike.

Mastercard tha se rrjeti i saj shënoi një rekord shpenzimesh jashtë SHBA-ve, një rritje me 22% nxitur nga klientët që blejnë monedha kriptografike. Firma tha se ky trend kishte filluar të binte me rënien e çmimeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>