Lajmet

Zgjerohet rrjeti i Bitcoin ATM në Kosovë

Sep 15 2017
0 Shpërndarje
Valmir Hazeri thotë se duke i parë mundësitë e mira që janë në Kosovë dhe interesin e lartë të shprehur nga qytetarët për monedhat virtuale vendosën që të sjellin një BitcoinATM në Prishtinë. Zgjerohet rrjeti i Bitcoin ATM në Kosovë Photo Source: ICK

Sot në Prishtinë është bërë njoftimi publik i instalimit të një Bitcoin ATM të tretë nga kompania Kriptomat, duke u bërë kështu pajisja e tretë me radhë e cila mundëson blerjen e monedhave virtuale.

BitcoinATM-i në fjalë aktualisht mundëson vetëm blerjen e bitcoin (Depozita) ndërsa ne javët në vazhdim pritet të shtohen edhe monedha të tjera virtuale së bashku me mundësinë e shitjes e bitcoin, është shprehur për PCWorld drejtori ekzekutiv i Kriptomat, z.Valmir Hazeri i cili bëri edhe prezantimin e Bitcoin ATM para pjesëmarrësve.

Valmir Hazeri thotë se duke i parë mundësitë e mira që janë në Kosovë dhe interesin e lartë të shprehur nga qytetarët për monedhat virtuale vendosën që të sjellin një BitcoinATM në Prishtinë.

Në muajin Qershor kompania ALBVISION solli për herë të parë një Bitcoin ATM në Kosovë dhe ka premtuar instalimin e tyre në vendet fqinje, ku përfshihen Shqipëria, Malin e Zi dhe Maqedoninë, të vetmet vende të rajonit pa një ATM të tillë.

ATM-ja hyri në funksion më 26 Korrik ku qytetarët krahas bitcoin kanë mundësi të blejnë monedha të tjera virtuale.

Bitcoin është monedha virtuale më popullore në botë dhe aktualisht qarkullojnë bitcoin me vlerë prej 60 miliard dollarësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>