Ja se si

Zgjeroni rrjetin tuaj me një Ethernet Switch

Jan 5 2010
0 Shpërndarje
Zgjeroni rrjetin tuaj me një Ethernet Switch

Një ethernet switch është një kuti e thjeshtë e cila qëndron mes ruterit tuaj dhe pajisjes së rrjetit për të kontrolluar rrjedhën e trafikut në rrjetin tuaj. Pajisjet ofrohen në dy lloje bazike: të pamenaxhuara dhe të menaxhuara. Me të parën vetëm lidhni pajisjen dhe filloni të punoni, ndërsa switch-at e menaxhuar ofrojnë tipare të avancuara dhe vendosin prioritete për transferimin e të dhënave, linkojnë portet për performancë të përmirësuar dhe vendosin rregullore sigurie në rrjetin tuaj.

Një mesatare e pranueshme për bizneset e vogla është një switch si Cisco Linksys SLM2008 me tetë porte (find.pcworld.com/62811), i cili ofron vendosjen e prioriteteve të të dhënave të një switch-i të menaxhuar në një kuti kompakte me ndërfaqe të kontrolluar përmes web-it, të cilin ekspertët mund ta menaxhojnë me lehtësi.

Modeli SLM2008 është vetëm 5 inç i gjerë dhe 5 inç i thellë. Rregullimi i tipareve bazike përmes ndërfaqes në web merr vetëm disa minuta, por nuk ka mjaft opsione për siguri të avancuar dhe për drejtimin e të dhënave për të përmbushur nevojat e çdo biznesi të vogël. Switch-at e rangut mesatar të bizneseve të vogla si ky mund të jenë zgjidhje e përsosur për zyra të vogla me kërkesa themelore për VoIP dhe videokonferencë.
Switch-at e menaxhueshëm shpesh duplikojnë (ose tejkalojnë) opsionet për ridrejtim të porteve dhe tiparet për lidhjen e porteve në një ruter Wi-Fi; në të cilin duhet të çaktivizioni tiparet korresponduese për të shmangur konfliktin.

Lajmet e fundit>