Ja se si

Zgjidhje të shpejta për shfletuesit e mërzitshëm

Mar 16 2009
0 Shpërndarje
Zgjidhje të shpejta për shfletuesit e mërzitshëm

altËshtë e lehtë të humbisni në valën e pafund të uebfaqeve të mbarë botës, aq sa harroni aplikacionet që ju duhen për t’i sjellë këto faqe në ekranin. Rubrikën e muajit “Kompjuter pa telashe” pa ja dedikoj shfletuesve të domosdoshëm. Pa marrë parasysh se cilin shfletues përdormi, Firefox apo Internet Explorer, në artikull do të gjeni gjëra që do t’ju duhen për eksperienca sa më të mira me shfletuesit.

Bëni back up për t’i ruajtur bookmarks

Nëse edhe ju jeni si shumica e përdoruesve, në shfletues, gjatë viteve keni grumbulluar uebfaqe të shumta, një koleksion shumë të vlefshëm, të cilin nuk dëshironi ta humbni. Fatmirësisht ka një mënyrë për t’i vendosur ato në vendin më të logjikshëm, që unë mendoj se është uebi.
Shtesa Foxmarks (find.pcworld.com/ 62000) mbështet Firefox, IE dhe Safari, ndërsa BookmarkSync (find.pcworld.com/ 62000) mbështet Opera, SeaMonkey, NetScape plus Firefox, IE dhe Safari. Të dyja nga këto vegla pa pagesë, mund t’i kopjojnë bookmarks dhe t’i vendosin në ueb, në mënyrë që ju të mund t’iu qaseni nga çfarëdo kompjuteri. Veç kësaj, nëse shtrohet nevoja, mund t’i ktheni sërish në kompjuter. Më e mira është se të dyja shtesat kanë tipare që mund t’i ruajnë bookmarks të sinkronizuar për shumë kompjuterë, gjë që është tepër e volitshme. Gjithashtu kam provuar edhe një tjetër vegël jashtëzakonisht të dobishme për zhvendosjen e përmbajtjes. Kjo është shumë më e mirë se sa zhvendosja e përmbajtjeve në mënyrë manuale, ndërsa mundëson edhe nxjerrjen e skedarit Favorites të shfletuesit, duke e kopjuar dhe importuar atë. Së fundmi, Foxmark ka shtuar edhe një tjetër vegël shumë të dobishme, që mundëson sinkronizimin e fjalëkalimit.

Krijoni fusha gjysmë të dukshme në Firefox
Dëshironi që kur të hapni herën e ardhshme Firefox, disa nga fushat të rihapen automatikisht? Me Perma Tabs (find.pcworld.com/62037) mund të krijoni fusha që mbeten të hapura sipas specifikimit që i bëni. Pasi ta keni instaluar shtesën (që është falas) mund të caktoni ndonjë tap të hapur të përhershëm, duke shtypur -P, apo me tastin e djathtë të miut, mund të klikoni ndonjë tab dhe të zgjidhni Permanent Tab. Fushat e hapura bëhen të verdha, që i bën ato të lehta për t’u dalluar nga ato të zakonshmet. Po ashtu, mund të zgjidhni një tjetër ngjyrë për t’i futur ato në Options menu. Unë e përdor këtë shtesë në mënyrë që lehtësisht të mund të gjej uebfaqet që dëshiroj të vizitoj sërish. Të jem i sinqertë, nuk e di si do t’ia bëja pa këtë shtesë. Kjo shtesë është e domosdoshme për përdoruesit e Firefox.

Rrisni madhësinë e shkronjave të shfletuesit
Së fundmi gruaja ime gjeti një recetë të mirë në laptopin e kuzhinës. Por kishte një problem të vetëm! Nuk mund ta shikonte tekstin nga vendi ku ishte duke punuar. “A mund t’i zmadhosh shkronjat”, më pyeti. Tmerr! Gruaja ime nuk e dinte një nga truket më të thjeshtë dhe më të mirë të shfletuesve në botë. Por burri i saj i mençur e di! Gjithë sa duhet të bëni është të mbani shtypur tastin dhe ta rrotulloni ngadalë rrotën e miut për të zmadhuar dhe zvogëluar tekstin. Në qoftë se miu juaj nuk ka rrotë, atëherë mbani shtypur dhe shtypni +. Kjo komandë vlen si për Firefox ashtu edhe për Internet Explorer. Ndërsa, nëse jeni përdorues i Mac, atëherë ju duhet të mbani shtypur tastin dhe pastaj të shtypni “+” apo “-“. Sidoqoftë mos e përdorni rrotën e miut nëse nuk dëshironi ta rrisni tekstin në tërë ekranin.

Lajmet e fundit>