Siguri

Zgjidhjet e sigurisë nga TrustPort

Dec 25 2010
0 Shpërndarje
Zgjidhjet e sigurisë nga TrustPort

Zgjidhjet e TrustPort kanë gjetur një zhvillim dhe një implementim të madh anembanë botës,dhe gjithashtu sjellin rezultate të jashtëzakonshme në ruajtje të të dhënave dhe ruajtje të kompjuterit apo rrjetit ndaj kërcënimeve të ndryshme.

Produktet e TrustPort janë produkte të kategorive të ndryshme, qoftë për mbrojtje personale të kompjuterit, mbrojtje ndaj kërcënimeve nga interneti apo edhe mbrojtje totale në një pako, e gjithashtu TrustPort ofron edhe antivirus për USB ose antivirus portabil që ju mundëson të mbani të sigurta të dhënat tuaja gjatë transportimit dhe futjes së USB në ndonjë kompjuter që mund të jetë i infektuar. Çmimet për to janë atraktive dhe për 1 licencë ato janë: 29.95 euro për TrustPort Antivirus Pro, 39.95 për TrusTport Internet Security, 49.95 euro për TrustPort Total Protection dhe 7.95 për TrustPort USB Antivirus.  (Këto produkte mund të blihen nga eStore në kuadër të ueb faqes së TrustPort).

TrustPort_USB_SecurityShfrytëzimi i tyre është gjithashtu shumë i thjeshtë dhe ndërfaqja e përdorimit është e lehtë për përdoruesin e zakonshëm. Madje së fundi, sipas një hulumtimi të bërë nga AV-Comparatives dhe Virus Bulletin del se produktet e sigurisë së TrustPort jo vetëm që janë të besueshme në gjetje të kërcënimeve por gjithashtu kanë ndikim shumë të ultë në performancën e kompjuterit dhe në këtë mënyrë nuk e ngarkojnë atë gjatë punës. Falë rezultateve të shkëlqyera TrustPort është shpëlqyer edhe me çmimin AV-Comparatives Advanced+.

Megjithatë dihet se në treg ka edhe konkurrentë të tjerë që gjithashtu shfaqin performanca të jashtëzakonshme në mbrojtje dhe sifidim të kërcënimeve, por ajo që është për tu lavdëruar tek TrustPort është zhvillimi i saj i vazhdueshëm në treg si dhe prania e saj me partnerë të ndryshëm anembanë botës. E gjithashtu produktet e saj mund t’i blihen edhe në tregje të rajonit tonë.

Ajo që mbetet tek ne si përdorues është kujdesi në përzgjedhjen e prodhuesve që ofron siguri maksimale, pavarësisht nëse është fjala për TrustPort apo ndonjë tjetër. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>