Vëzhgim

Zhargoni teknik po huton blerësit

Jun 27 2010
0 Shpërndarje
Zhargoni teknik po huton blerësit

Wich?, grup për vëzhgimin e konsumatorëve,  ka gjetur se etiketat e produkteve në gjësende si televizione nuk janë konsistente përgjatë markave dhe shpesh përmbajnë figura të pakuptimta që mund të keqkuptohet nga blerësit.

“Për shembull, TV-të shpesh kanë tëshkruar anash informata rreth shkallës së kontrastit dhe përpunimit të imazhit, por kjo mund të ketë kuptime të ndryshme në varësi të prodhuesit” paralajmëroi raporti i Wich?. “Ajo që është më e keqja është se numrat që tingëllojnë mbresëlënës dhe që të bëjnë të kuptosh se njëri është më i mirë se tjetri, realisht nuk do të thotë se ata janë më të mirë”.

Wich? ka thënë se ka bërë testime të fshehta me blerje vetëm për të shikuar nëse stafi teknik do të jetë në gjendje t’i udhëheq ata përmes labirintit të ngarkuar me zhargon teknik. Ata kanë gjetur se disa asistues janë paraqitur vetëm tepër të lumtur në përsëritjen e pretendimeve të bëra nga një etiketë produkti pa i shpejguar ato apo pa dhënë këshilla specifike rreth dobisë apo përdorimit të tyre.

Lajmet e fundit>