Lajmet

Zhduket nga Google fotografia kontroverse e Michelle Obama

Nov 25 2009
0 Shpërndarje
Zhduket nga Google fotografia kontroverse e Michelle Obama

Deri më sot, një kërkim i Michelle Obama si imazh në Google, ka sjellë si rezultat primar atë fotografi fyese.

Google madje ka dalë edhe me një reklamë që shfaq rezultatin në faqe, duke shpjeguar se nuk do të largojë imazhin për shkak se “ne nuk largojmë një faqe nga rezultatet tona kërkuese thjeshtë për shkak se përmbajtja e saj është jo e popullarizuar ose për shkak se ne pranojmë ankesa në lidhje me të”.

Tani, pasi fotografia në fjalë ka tërheq interes të konsiderueshëm media, duket se ky imazh është larguar nga seksioni kërkues i imazheve të Google. Sipas të gjitha gjasave, faqja që kishte këtë imazh ka vendosur që të largojë atë. Blogu Hot GIrls tani përmban një mesazh ngatërruar: “Më vie shumë keq për këtë artikull, dhe se ky program në mënyrë automatike ka vendosur një formë dokumenti për këtë artikull. Mos vëni në temë diskutimi racën dhe politika bënë vendime tepër radikale dhe kemi shpresa të sinqerta se bota është shumë paqësore”. (teksti në thonjëza me qëllim nuk është përshtatur për të tingëlluar kuptueshëm si fjali, pasi që vetë fjalia në këtë faqe (Hot GIrls) është e ngatërruar).

Blogu postohet nga shërbimi i blogger i Google. Në raste të jashtëzakonshme, nuk ka version cashed të kësaj faqeje në rezultatet kërkuese të Google.

Më vonë Google edhe është pyetur nga disa agjenci të lajmeve rreth asaj nëse fotografia është larguar me qëllim, por përgjigje ende nuk ka…

Lajmet e fundit>