Ja se si

Zhvendosni anash tabet në Firefox

Feb 26 2011
0 Shpërndarje
Zhvendosni anash tabet në Firefox

Derisa ju ta instaloni shtesën dhe ta rifilloni shfletuesin Firefox, shiriti me tabe automatikisht do të shndërrohet në një shirit vertikal anësor. E tëra se çfarë duhet të bëni është që të filloni të shijoni hapësirën shtesë vertikale në ndërfaqen e përdoruesit.

Disa gjëra që ju duhet t’i dini kur e përdorni shtesën janë:

* Ju keni mundësi që lehtësisht të ndryshoni gjerësinë e shiritit anësor me anë të miut, për t’u përshtatur me nevojat tuaja;
* Menyja e sustave për Firefox, susta Panorama dhe kontrolluesi i tabeve vendoset në pjesën e poshtme anash;
* Ju mund të gruponi tabet, nëse është e nevojshme ose e dëshirueshme;
* Nuk ka mundësi që të zhvendoset shiriti në anën e djathtë të shfletuesit. Të paktën tani është kjo gjë.
* Përdorimi i lajtomotiveve (ang. themes) Personas (ose lajtomotiveve të tjera) mund të ndikojë se si të paraqitet teksti në tabet.

Punon vetëm me Firefox 4.0b7-4.0. Shkarkojeni këtë shtesë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>