Vëzhgim

Zhvillimet më të rëndësishëm teknologjikë të 2008-s

Mar 9 2009
0 Shpërndarje
Zhvillimet më të rëndësishëm teknologjikë të 2008-s

Teknologjia mund të duket se po ngadalëson, por inovacionet po vazhdojnë me hapa të mëdha
Tipari kryesor i vitit që shkoi ishte përmirësimi i teknologjive ekzistuese. Celularët u bënë më të shpejtë; kompjuterët notebook u transformuan në netbook dhe kamerat e thjeshta dixhitale filluan të filmojnë video HD.
Nga ana tjetër shkencëtarët në laboratorët e teknologjisë hodhën themelet për disa teknologji të reja, të mrekullueshme. Dolën në shesh koncepte si p.sh: çipa silikoni që mund të gëlltiten për të bërë një skanim nga brenda të trupit të njeriut dhe një nga themelet e reja të teknologjisë që qarqeve elektronike.
Edhe inxhinierët arritën të realizonin plot gjëra, jo edhe aq inovative sa të tjerat, megjithatë tepër të rëndësishme, si p.sh një veshje futuristike për notarin Michael Phlps, me të cilën arrinte të notonte më shpejt se ç’kish notuar më parë kurrkush.
Ja renditja e atyre gjërave që tronditën botën në vitin 2008 dhe që do t’ju ndryshojnë jetën në 2009-n e më tej.

10. Monitorë fleksibël
Monitorët fleksibël ka shumë mundësi të paraqiten në treg në vitin 2010 ose 2011
Një mjet i të ardhmes ka shumë mundësi ta keni në shpejti në xhepin e pasmë të pantallonave. Kërkuesit kanë punuar prej vitesh për prodhimin e një monitori të hollë si letër që mund të mblidhet, mbështillet apo të ngjitet në kroskotën e makinës. Monitorët fleksibël mund të ndryshojnë mënyrën se si ne bashkëveprojmë me universin informatik, duke krijuar tipe të rinj telefonash celularë, kompjuterësh të lëvizshëm, e-gazeta dhe libra elektronikë.
Vitin që shkoi, kërkimi shkencor kaloi nga letërsia fantastiko-shkencore në një realitet të prekshëm. Me ndihmën e Ushtrisë Amerikane, Qendra për Monitorët Fleksibël në Universitetin shtetëror të Arizonës krijoi një monitor fleksibël prototip për ushtarët dhe shpreson ta testojë atë në terren gjatë tre viteve të ardhshme. Teknologji revolucionare si Plastic Logic dhe E-ink po zhvillojnë gjithashtu diçka të ngjashme.
Gjatë kësaj kohe, Hewlett Packard ka bërë të ditur se ka mundur të ndërtojë një plastikë të hollë dhe të përkulshme me transistorë që do lejojë “printimin” e monitorëve të mëdhenj, të mbështjellshim njësoj si gazetat.
Samsungu shiti mend gjithashtu me një telefon të ri celular me ekran elastik që palosej si një libër.
E ardhmja: Gazeta elektronike që mund të paloset e të futet në xhep nuk do të ndodhë të paktën deri në vitin 2010, e pakta. Por për ilustrim të përmendim romancierin fantastiko-shkencor William Gibson, që thotë: “E ardhmja është tani, këtu, por vetëm nuk është edhe aq e përhapur.”

9. Mikroçipe të ngrënshëm
Kutia e ilaçeve të gjyshes me shënimet për ilaçet sipas sasisë dhe ditëve po shkon drejt modernizimit. Mikroçipe të ngrënshëm tani do të monitorojnë se kur i marrin (apo nuk i marrin) ilaçet pacientët dhe efektet që ato kanë në shëndetin e tyre. Proteus, një kompani nga Redwood City në Kaliforni, ka krijuar disa mikroçipe të vegjël silikoni që aktivizohen pas gëlltitjes në stomak. Mikroçipi dërgon sinjale të një aparaturë e jashtme që monitoron parametrat jetësorë të pacientit, si zemrën, temperaturën, lodhjen dhe pozicionin e trupit.
Të dhënat më pas dërgohen te një kompjuter onlie apo një telefon celular për tu monitoruar nga doktori.  Proteus thotë se mikroçipet e tij mund të monitorojnë se si po reagon trupi pacientit ndaj ilaçeve. Por ky është vetëm fillimi sepse mikroçipat mund të përmirësojnë dozimin e ilaçeve, apo mund të fusin në trupin e pacientit monitorë të ndryshëm. Tani doktorët do të marrin përgjigje më të sakta për pyetjen: Si ndihesh? Me këto çipa to arrijnë ta kuptojnë tamam se si ndihet pacienti.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                    E ardhmja: nëse iu provohet vlera në fazën e testimit, mikroçipat e ngrënshëm do i japin doktorëve një mënyrë të re për të parë se ç’ndodh brenda trupit të pacientit, duke ndryshuar përgjithnjë mjekësinë dhe mënyrën e marrjes së ilaçeve.

8. Speedo LZR
Në olimpiadën e 2008 Michael Phelps, kampioni i notit arriti kohë më të mira falë teknologjisë të huazuar nga NASA, dhe gjithë kjo ishte plotësisht legale.
Tuta e notarit nga Speedo është e qepur me një metodë ultrasonike dhe nuk ka asnjë vend rezistent ndaj fërkimit me ujin. E ndërtuar nga disa shtresa me lopyurethan ul forcën e fërkimit dhe ndihmon notarët të rrëshqasim më shpejt në ujë. Ka gjithashtu një strukturë thuajse te ngurtë, gjë që ndihmon në vendosjen e trupit të notarit në një pozicion optimal gjatë notimit. Influencoi kjo te fakti që kampioni mori 8 medalje gjatë olimpiadës? Ka shumë mundësi jo, sepse thuajse të gjithë notarët e olimpiadës mbanin veshur të njëjtin kostum noti Speedo.
E ardhmja: Le të shpresojmë që disa nga teknologjitë e LZR do të mund të jenë edhe për konsumatorët e thjeshtë, që edhe ne të mund të rrëshqasim si ngjala mbi ujë.

alt7. Memorja Flash
Kur Apple vendosi memorien flash ne iPod, i dha jetë një teknologjie që prej kohësh qëndronte në hijen e harddisqeve. Tani memorja flash është tipari kryesor i gjithë teknologjive dhe produkteve elektronike të reja të konsumit, nga notebooks ultra-të-lehtë, deri te komerat dixhitale dhe media players.
Disa ndër lojtarët më të rëndësishëm të industrisë, EMC, Sun Microsystems, Intel dhe Hitachi, po proklamojnë fort flash drives dhe për përdoruesit e biznesit.
Përparësitë e kësaj teknologjie? Solid-state flash drives ofrojnë shpejtësi më të madhe se sa harddisqet dhe kërkojnë më pak energji. Problemi është se janë thuajse 8 herë më të shtrenjtë se harddisqet. Megjithatë, me avantazhin e konsumit të pakët të energjisë çmimet nuk kanë se ku shkojnë tjetër, veç të zbresin.
E ardhmja: shumë qendra informacioni ka mundësi të adoptojnë magazinimin flash këtë vit dhe kjo do ndihmojë në rënien e çmimit. Nëse ky trend vazhdon në shtëpitë tona nuk do të ketë më harddisqe.

6. GPS
Sistemi Global i Pozicionimit është shumë më i vjetër nga sa mendoni ju. Sistemi funksionon që në vitin 1978 dhe u hodh për përdorim komercial të hapur në vitin 1993, kur për vitet tërë u përdor në navigimin e shtrenjtë personal, apo në kroskotat e makinave të shtrenjta.
Vitin që shkoi, GPS mbiu si kërpudha kudo, nga iPhone 3G dhe T-Mobile G1, deri te notebooks si seria Fujitsu LifeBook.  
Nga ana tjetër, pajisjet që nuk kishin GPS përdorën sistemit të gjetjes së vendndodhjes përmes kalkulimit të distancave mes antenave celulare, apo nëpërmjet gjeolokacionit përmes Wi-Fi hotspots. Tani edhe po të duash nuk humb dot.
E ardhmja: Me mundësitë GPS të përhapura kudo, shërbimet që përdorin të dhënat gjeografike, si Loopt dhe Yahoo Firebird do të mund të arrijnë masën e tyre kritike të përhapjes.

alt5. Memristor
Nuk ndodh shpesh që një zbulim apo shpikje e rëndësishme teknologjike të ketë potencialin e ndryshimit të gjithë mënyrës se si ne përdorim kompjuterët. 37 vjet pasi u përshkrua për herë të parë në një seri ekuacionesh matematikore, kërkuesit e laboratorëve të HP, provuan që elementi i katërt i katërt fondamental i qarqeve elektronike është i vërtetë. “Memristor”, një transistor memorieje, bashkohet tani me tre elementët e tjerë të njohur e përhapur: kondensatori, rezistori dhe induktori.
Zbulimi do të bëjë që të mund të ndërtohen kompjuterë që do mund të mund të mbajnë mend se çfarë ishte ngarkuar në memorie edhe pasi të jenë fikur. Kjo do të thotë se kompjuterët nuk do kenë nevojë më të bëjnë boot dhe do të jenë shumë më efiçentë në konsumin e energjisë se sa këta që kemi sot. Kërkuesit mendojne dhe se memristori mund të zhvillojë një lloj të ri memorieje për kompjuterët, që më në fund mund të zëvendësojë RAM, që është në përdorim në kompjuterët e sotëm.
E ardhmja: Memristorët janë akoma të mbyllur në laboratorë, pra mos prisni të shihni kompjytera të bazuar në këtë teknologji për të paktën 5 vitet e ardhshme.

4. Video-Capable SLR
 Për vite, kamerat me një lente reflektive nuk kanë mundur të bëjnë atë që sot bën dhe një aparat dixhital 100-dollarësh: të filmojë video. Kjo, për shkak të çipit të përdorur nga kamerat SRL.
Këtë vit industriaq arriti ta kalojë këtë kufizim. Dy kamera të reja, Nikon D90 dhe Canon 5D Mark II arrijnë të bëjnë foto të cilësisë të superlartë duke i mundësuar fotografëve gjithashtu të bëjnë dhe video HD. Tani përdoruesit e SRL nuk kanë pse ndjehen të tallur kur shotët i qeshin për kamerat e shtrenjta që nuk bëjnë video.
E ardhmja: Filmimi i videove HD me një SRL është shumë më i lirë se sa duke përdorur aparatura profesionale video, duke i dhënë fotografëve akses në shumë lloje lentesh. Mendohet se këtë vit kjo do t’i hapë rrugën një shpërthimi artistik në video HD, nga fotografë profesionistë.

3. USB 3.0
Vini rripat e sigurimit. Transferimi i të dhënave thuhet se do të kalojë nga rruga në autostradë. Universal Serial Bus, USB, standardi popullor për transferimin e të dhënave drejt dhe nga kompjuteri apo për të karikuar telefonin celular, sapo kreu rinovimin më të madh të këtyre 8 viteve. USB 3.0 do të jetë 10 herë më e shpejtë se USB 2.0 dhe do të shtojë sasinë e energjisë  që mund të transmetohet në kabllot e saj.
Përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin shpejtësinë 4.8 gigabit për sekondë. Kamerat dixhitale dhe videoregjistruesit e vegjël HD, gjenerojnë një lumë me të dhëna që duhet të transferohen shpejt në kompjuter, që të mund të ngarkohen në youTube, duke shtuar videot që veç një numër i vogël njerëzish do të mund t’i shohin, me siguri.
Tani që konsumatorët kanë shumë aparatura që karikohen nëpërmjet USB-së, do të jetë shumë më e lehtë se sa të mbash me vete karikues të panumërt për çdonjërën prej tyre. Me specifikimet e miratuara këtë vit për USB 3.0, standardi do të shtojë fuqinë kaluese të energjisë deri në 900 miliamper, nga 100 që ka qenë te USB 2.0. kjo do bëjë që aparaturat e lidhura do të karikohen më shpejt.
E ardhmja: Produktet më të hershme USB 3.0 mendohet se do të dalin nga mesi i 2009-s.

alt2. Android
Prodhuesit e celularëve nga Motorola, deri te Sony Ericsson po garojnë të fusin android në telefonat e tyre.
Ka shumë arsye për të mos pëlqyer telefonin HTC G1 nga T-Mobile. Ngjyra të shëmtuara, bateri e dobët dhe një monitor i ndjeshëm në prekje, që në fakt nuk është aq i ndjeshëm. Faktet flasin për këto. Vetëm 1.5 milion telefona janë shitur që në tetor 2008, kur u lançua për herë të parë, krahasuar kjo me 3 milion iPhone që u shitën në debutimin e tij.
Por G1 del në pah me sistemin operativ që ka. Ka Android, sistemin e ri falas për celularë, nga Google. Është sistemi i parë që thyen heshtjen pas disa vitesh. G1 është telefoni i parë që e përdor, por pas tij do ketë dhe shumë të tjerë. Me bazën e tij me kod të hapur, një komunitet zhvilluesish që po shtohet dukshëm, shumë prodhues telefonash që premtojnë se do të përdorin, Android ka potencialit e rikonfigurimit të industrisë wireless.
E ardhmja: Shumë prodhues celularësh  ka mundësi të lëshojnë gjatë 2009-s telefonat e tyre Android, duke shtuar kështu presionin ndaj prodhuesve të tjerë dhe sistemeve operative të tjera. Megjithatë, iPhone ka shumë mundësi të ngelet telefoni i mençur më i shitur edhe gjatë këtij viti.    

1. App Store nga Apple
Deri vitin që shkoi, zhvilluesit e aplikacioneve për telefona celularë nuk kishin një mënyrë të lehtë për të çuar prodhimet e tyre në duart e konsumatorëve, duke u detyruar të bënin ujdi me kompanitë e pangopura të telefonisë celulare, për të përhapur aplikacionet e reja. App Store ndryshoi gjithçka në këtë pikë. E ka bërë më të thjeshtë krijimin dhe shpërndarjen e aplikacioneve për telefona celularë, duke i dhënë një bom tregut e duke krijuar njëkohësisht klonë të vetes, si Android Market. Gjithashtu detyroi kompaninë  Research in Motion të ofrojë BlackBerry Application Storefront. Për mijëra programues, tani celulari është “kompjuteri” i ri.
E ardhmja: App Store ndryshoi përgjithnjë mënyrën se si ne përdorim telefonat celularë. Tani mundësitë e personalizimit dhe përsosjes janë të pafundme.

 

 

Lajmet e fundit>