Lajmet

Zhvillimi për iOS zgjerohet në Visual Studio

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Zhvillimi për iOS zgjerohet në Visual Studio

xamarin_iosVersioni 2.0 i Xamarin lejon zhvilluesit e Visual Studio të ndërtojnë aplikime në C# që ekzekutohen në pajisjet Apple. Zhvilluesit që përdorin ambjentin zhvillues të Microsoft, Visual Studio për Windows do të jenë të aftë të ndërtojnë edhe aplikime mobile për Apple iOS nëpërmjet versionit 2.0 të platformës zhvilluese Xamarin, e cila u prezantua të mërkurën.

Duke përdorur maksimalisht avantazhet e Mono .Net, Xamarin, pjesë e kompanisë me të njëjtin emër, i lejon zhvilluesit të zhvillojnë aplikacionet mobile që ekzekutohen te të gjitha platformat për Apple iOS , Google Android dhe Microsoft Windows nëpërmjet C#.

Zhvilluesit mund të shfrytëzojnë Visual Studio duke përdorur veçorinë Xamarin.iOS për Visual Studio brenda versionit 2.0, pa patur një Mac në rrjet për të përcaktuar nëse softueri i ndërtuar është i kërkuari.

Xamarin mbledh zhvilluesit e .Net në bord me zhvilluesit mobil, tha analisti Jeffrey Hammond, i Kërkimeve Forrester. “Fuqia kryesore e qasjes me Xamarin është se thekson burim përgjimi të lehtë në hapësirën mobile”, tha Hammond.

Hammond gjithashtu e sheh qasjen Xamarin të ndër-përpilimit si praktike, duke vënë në dukje edhe përdorimin e Xamarin tek shërbimi i muzikës i Rdio. “Aplikimi Rdio është një shembull i mirë.

ios visual studioUnë dyshoj nëse shumica nga ata që e përdorim e kanë idenë që është shkruajtur në C#. Ai është me të vërtetë një barometër: Nëse konsumatori nuk e ka vënë re edhe eksperienca ka qënë shumë e mirë sa të arrinte pritshmëritë, atëherë mesa kuptuam deri tani është një mënyrë e mirë me kosto të ulët për të kaluar në ndër platformat edhe mund të mirëmbahet në një kohë më të gjatë.”

Mark Zuckerberg programoi për aplikacionin e ri “Poke” të Facebook-ut

Gjithashtu pjesë e versionit 2.0 është Xamarin Studio, që është mjedisi zhvillues i vet kompanisë për zhvillime mobile. Edhe Xamarin Component Store është gjithashtu një veçori e paketës që shton librari të palëve të treta te aplikacionet nëpërmjet pak linjave kod. Zhvilluesit mund të shtojnë edhe kontrolle të ndërfaqes së përdoruesit edhe tema dizajnimi.

Veç kësaj Xamarin po ofron Xamarin Starter Edition, një shtresë pa pagesë me qëllimin e vetëm për ta bërë më të lehtë për zhvilluesit edhe bizneset të punojnë me Xamarin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>