Harduer

Zhvillohen lentet e konaktit LCD që shfaqin mesazhe tekst

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Zhvillohen lentet e konaktit LCD që shfaqin mesazhe tekst

Edhe pse janë shumë të rralla dhe të kushtueshme, ekzistojnë syze me kamera të integruar dhe aftësi shfaqëse në lente, por lente kontakti që shfaqin tekst?

Lentet e kontaktit kanë përvetësuar aftësinë për t’u sjellë si ekrane elektronike, qëi lejon ato të kenë sjellje të dyfishtë edhe si syze dielli. Kjo gjë u arrit nga kërkuesit shkencorë të Qendrës Teknologjike të Mikrosistemeve në Universitetin Gent në Belgjikë.

Ato përdorën në vend të xhamit normal, një ekran kristalor të harkuar e të lëngshëm. LCD-ja mund të shfaqë tekst të marrë nëpërmjet një lidhjeje wireless.

Aktualisht, funksionimi është i limituar në një karakter të vetëm, duke qenë se kurba LCD ka një rezolucion prej 1 piksel. Natyrisht, densiteti i pikselave do të rritet pas çdo kërkimi dhe zhvillimi historik.

“Kjo nuk është fanta-shkencë”,- tha drejtuesja e projektit kërkimor Jelle De Smet.

“Kjo nuk do të zëvendësojë ekranet e kinemave për filma, por për aplikacione specifike mund të jetë interesante shfaqja e imazheve drejt e në sytë tanë si të udhëzimeve rrugore apo projektimit të mesazheve tekst nga smartfonët që ne përdorim.”

Mbushen 20 vjet që nga dërgimi i SMS-së së parë

Përveç këtyre, përdorimi i lenteve LCD ka përfitime shtesë, si për shembull aftësinë për të errësuar të gjithë ekranin në varësi të dritës, gjë që i lejon ato të sillen dhe si syze dielli. Aplikacionet shtrihen përtej komoditetit.

Duke qenë se drita e transmetuar në retinë mund të kontrollohet, krijohet mundësia për trajtimin e syve të dëmtuar.

 Deri në 2045 kompjuterët mund të jenë më të mençur sesa njerëzit

Një tjetër opsion është ndryshimi i ngjyrës së syve, ndërkohë që deri tani ndryshimi i ngjyrës së irisit ka ndodhur vetëm me vendosjen e lenteve me ngjyrë.

Avantazhi kryesor i lenteve përkundrejt përpjekjeve të mëparshme është që aftësia për të shfaqur informacion qëndron jo vetëm në një pjesë të lentes, por në të gjithë sipërfaqen e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>