Lajmet

Zhvillon punimet konferenca e përgjithshme e ITU-së, merr pjesë edhe delegacioni shqiptar

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Zhvillon punimet konferenca e përgjithshme e ITU-së, merr pjesë edhe delegacioni shqiptar

KONFERENCA-E-PLOTËFUQISHME-E-ITU01-291014Në periudhën 20 tetor – 7 nëntor, 2014 në Busan, Republika e Koresë së Jugut po zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e ITU-së (PP-14), në pjesën e parë të së cilës delegacioni shqiptar u përfaqësua nga kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Piro Xhixho dhe Drejtori i Kabinetit Rudolf Papa. Në datën 23 dhe 24 tetor u zhvilluan votimet për Sekretarin e përgjithshëm, Zv/Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e Byrosë së Radiokomunikimit, Drejtorin e Byrosë së Standardizimit të Telekomunikacionit, Drejtorin e Zhvillimit të Telekomunikimit, Bordin e Radiorregullimit dhe Këshillin e ITU-së.

Në përfundim të votimeve rezultuan këta fitues:

Houlin Zhao – Sekretar i Përgjithshëm i ITU-së, i cili u zgjodh me votim unanim, duke marrë152 vota nga 152 vende pjesëmarrëse në votim;

Malcolm Johnson – Zv. Sekretar i Përgjithshëm ITU-së, i cili mori 104 vota nga 162 vende votuese;

François Rancy – Drejtor i Byrosë së Radiokomunikimit, i cili u zgjodh me votim unanim (166 vota nga 166 vende votuese);

Chaesub Lee – Drejtor i Byrosë së Standardizimit të Telekomunikimit, i cili u zgjodh me 87 vota, ndërkohë që numri i kërkuar i votave ishte 85;

Brahima Sanou – Drejtor i Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacioneve, me votim unanim duke marrë 166 vota nga 166 vende pjesëmarrëse në votim.

Gjatë kësaj konference, kryetari i AKEP, Piro Xhixho pati një takim me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm, Malcolm Johnson, i cili shprehu dëshirën për të zhvilluar një vizitë pune në Shqipëri në të ardhmen a afërt. Aktualisht, konferenca vijon punimet e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>