Lajmet

Zhvilluesi American McGee jep 5 arsye pse Xbox One do të dështojë në Kinë

May 2 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesi American McGee jep 5 arsye pse Xbox One do të dështojë në Kinë

2521874-xbox_sensor_rhs78_transbg_rgb_2013Pas lajmërimit nga kompania Microsoft për planet e saj për ta lëshuar konsollën Xbox One në Kinë gjatë këtij viti, zhvilluesi American McGee ka deklaruar publikisht që lëvizja është një “gafë” që do “t’iu kushtojë atyre shtrenjtë”.

Duke publikuar në profilin e tij publik në Facebook, zhvilluesi i Alice: Madness Returns, listoi pesë arsye pse konsolla mund të dështojë në Kinë. Megjithëse shteti kinez vetëm së fundi largoi bllokadën për shitjen e konsollave të huaja, McGee tha në arsyen e tij të parë që kufizimet nuk ishin “efikase” dhe që konsumatorët kinezë tashmë iu qaseshin me lehtësi konsollave.

Zhvilluesi tha që tregu tanimë është i mbushur me alternativa më të lira që janë të bazuara në sistemin Android. Kjo ishte ndjekur nga çështja e piraterisë dhe një “shkëputje kulturore e audiencës” në të cilën ai deklaroi që tregu i synuar është përzgjedhur në një kohë jo të përshtatshme, pasi nuk duket të ketë interesim për luajtjen në konsolla.

Në fund, McGee i përmendi si arsye qasjen e Kinës për bllokadë dhe kufizim të përmbajtjes si arsye pse konsumatorët nga Kina do të ngurronin që ta blinin një konsollë nga “tregu i zi”.

Kina së pari bëri propozimin që ta largojë bllokadën gjatë shtatorit të vitit të kaluar, me lajmërimin e investimit prej 237 milionë dollarëve nga Microsoft në kompaninë kineze televizive BesTV. Konsollat ishin bllokuar së pari në vitin 2000 për shkak të shqetësimeve rreth dëmeve të mundshme në zhvillimin fizik dhe mental të fëmijëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>