Lajmet

Zhvilluesi i Flappy Bird mund ta rikthejë lojën e tij

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesi i Flappy Bird mund ta rikthejë lojën e tij

flappybirdremoved.0_standard_800.0Ka kaluar vetëm pak më tepër se një muaj që kur zhvilluesi i lojës që befasisht u bë e famshme për një kohë të shkurtër Flappy Bird e largoi nga App Store dhe Google Play. Ai ka mbajtur një profil të ulët që atëherë, por Dong Nguyen e theu heshtjen e tij në një mënyrë madhore në një intervistë të sapo-publikuar me Rolling Stone.

Në profil, Nguyen zbulon që ai është duke “e shqyrtuar” rikthimin e Flappy Bird, megjithëse është ballafaquar me shumë kritika dhe madje edhe kërcënime. Sidoqoftë, nëse ai e rikthen lojën, Nguyen thotë që ai do të vijë me një paralajmërim për t’iu kërkuar lojtarëve që të pushojnë; muajin e kaluar, zhvilluesi tha që cilësitë që krijojnë varësi të lojës ishin një faktor i madh që kanë ndikuar në largimin e saj.

Përveç zbulimit të rikthimit të mundshëm të Flappy Bird, Nguyen po ashtu foli për frymëzimin për lojën e tij dhe se si kultura e qytetit të tij Hanoi kishte ndikuar në thjeshtësinë e lojës. Qytetarët nguten përgjatë qytetit, me sy në telefonat e tyre – dhe kështu kontrollimi i thjeshtë vetëm duke e bërë shtypjen e ekranit ka pasur mjaft shumë kuptim për Nguyen.

Dhe sa i përket pikëve të paketa që i kanë shumica e lojtarëve, Nguyen siç duket ishte ndikuar nga “njëra nga krijimet më nervozuese analoge: topin qëllues (ang. paddleball)”. Për të kuptuar më tepër, mund ta lexoni intervistën në Rolling Stone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>