Lajmet

Zhvilluesi i World of Warcraft braktis Windows XP dhe Vista

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Lojërat e Blizzard kanë një reputacion të mirë sa i takon kërkesave të vogla të harduerit por sistemi operativ është një prej hapësirave që duhet modernizuar nga lojtarët nëse duan të vijojnë të luajnë. Zhvilluesi i World of Warcraft braktis Windows XP dhe Vista

Sistemi operativ 16 vjeçar i Microsoft nuk do të jetë më shtëpia e lojërave të Blizzard duke filluar nga Tetori i këtij viti.

E njëjta vlen edhe për sistemin tjetër operativ më pak popullor Windows Vista. Kjo lëvizje prek lojtarët e World of Warcraft, StartCraft II, Diablo III, Hearthstone dhe Heroes of the Storm.

Lojërat e Blizzard kanë një reputacion të mirë sa i takon kërkesave të vogla të harduerit por sistemi operativ është një prej hapësirave që duhet modernizuar nga lojtarët nëse duan të vijojnë të luajnë.

Për shembull Overwatch nuk kishte mbështetje për XP dhe Vista që nga fillimi e as StarCraft Remasters nuk do të ketë. Windows XP-ja edhe pse ka debutuar që nga 2001 ende zë një hapësirë prej 7% të tregut.

“Duke filluar nga Tetori i 2017-ës do të fillojmë procesin e përfundimit të mbështetjes për Windows XP dhe Vista në World of Warcraft, StartCraft II, Diablo III, Hearthstone dhe Heroes of Storm,” shkruante menaxherja e komuniteteve në Battle.net. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>